Remi: Bandat kriminale janë të përfshira edhe në procesin e privatizimit

Kosova

Remi: Bandat kriminale janë të përfshira edhe në procesin e privatizimit

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 18:49

Ish- deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa- Remi ka reaguar ndaj procesit të privatizimit. Sipas tij, bandat kriminale janë ato që faktikisht kanë po kontrollojnë çdo sistem.

Këtë koment Remi e ka bërë në një postim të gazetarit Mefail Bajqinovci, i cili kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që të publikohen emrat e të gjithë atyre që blenë prona në procesin e privatizimit.

“Kadri Veseli duhet t’i publikojē emrat e blerësve të 1286 pronave e jo vetëm 200 uzurpatorëve.

Te kuptojmë emrat e atyre që kanë blerë toka me nga 500 ose 1000 hektar nga AKP-ja.

Ligji pë AKP-në nuk e ndalon publikimin e emrave të blerësve andaj pse të mospublikohen,këtë e tha edhe Zv.Shefi i AKP-së në emisionin “Puls” KTV”, ky postimi i Mefail Bajqinovcit, që e nxiti reagimin e Remit.

Remi pavarësisht kritikave, tha që shpreson se përfundimisht do të fitoj e mbara.

“Këtu mu në privatizimin e pronave dhe aseteve të shtetit është e gjithê mjegulla, ku bandat kriminale kanë ndërtuar me intelegjenc mekanizmin e sundimit të politikave dhe gjithë sektorve me rëndësi për shtetin…

Unë besoj se po përfundon fshehja e bandave dhe do të fitoj e mbara..!!”, ka shkruar Remi, duke komentuar shënimin e Bajqinovcit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat