Shpend Ahmeti, (nuk) është kandidat i opozitës për kryeministër?!

Kosova

Shpend Ahmeti, (nuk) është kandidat i opozitës për kryeministër?!

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 17:18

Në kuadër të përgatitjeve të opozitës së bashkuar për të shkuar në zgjedhje, është diskutuar edhe mundësia që kësaj liste t’i prijë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Mediat mësojn së liderët e partive opozitare kanë diskutuar që kandidat për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme (të parakohshme) – të cilat priten të mbahen brenda këtij viti, të jetë nënkryetari i LVV-së.

Kjo për arsye të ndikimit dhe pranueshmërisë më të madhe që e ka Ahmeti si te opozita ashtu te pushteti, por njëkohësisht edhe të pjesa e ndërkombëtarëve.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Frashër Kransiqi, ka thënë se nuk ka pas diskutim për një propozim të tillë brenda opozitës.

Sipas tij, “deri tash opozita nuk është marrë me çështjen e listës së përbashkët dhe nominimeve, dhe kjo temë nuk është hapur asnjëherë”.

Ndryshe, partitë e opozitës së bashkuar kanë theksuar se janë të gatshme që të hyjnë më një listë zgjedhorë në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat