“HAI” dhuroi veshmbathje për tetë familje nga strehimorja e fshatit Magure

Kosova

“HAI” dhuroi veshmbathje për tetë familje nga strehimorja e fshatit Magure

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:47

Familjet skamnore që gjenden në strehimoren e fshatit Magure të Lipjanit, që jetojnë në kushte të rënda ekonomike, sot ju doli në ndihmë organizata “Human Appeal International”, duke ju dhuruar atyre veshmbathje për dimër.

Janë tetë familje nga kjo strehimore që u pritën mëngjesin e sotëm në Qendrën Tregtare Melodia PX, në lagjen Arbëri , ku bënë përzgjedhjen e veshjeve secili nga familjarët.

Drejtori i organizatës “Human Appeal International”, Naser Gashi tha se në bashkëpunim me Qendrën Tregtare Melodia PX , ata sot u kanë mundësuar gjithsejtë tetë familjeve nga strehimorja në Magure që të marrin veshmbathje sipas shijes së tyre.

Përndryshe, organizata Human Appeal International do të vazhdoj me misionin e saj të shpërndarjes së ndihmave edhe gjatë ditës së nesërme.

HAI nesër do të jetë në fshatin Plemetin, komuna e Obiliqit, ku do të bëjnë shpërndarjen e disa batanijeve dhe shporeteve elektrikë për disa banorë të këtij lokacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat