Gjilani nis me kohë pastrimin e ambienteve të hapura...

Kosova

Gjilani nis me kohë pastrimin e ambienteve të hapura...

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:15

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompaninë “Eko-Higjiena”, kanë filluar pastrimin e mbeturinave në Pendën e Livoçit, me qëllim të largimit të mbeturinave të shumta të cilat janë grumbulluar në këtë liqen, nga pakujdesia e qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët hudhin mbeturina vend e pa vend.

Komuna e Gjilanit, respektivisht drejtoria, në kuadër të kontratës që ka me kompaninë “Eko-Higjiena”, kanë nisur pastrimin e Pendës së Livoçit, duke bërë që në të njëjtën kohë të bëhet pastrim dhe riciklim, kjo falë angazhimit edhe të kompanisë private “Riciklimi”, e cila mbeturinat e riciklueshme menjëherë i grumbullon dhe përgatit për tu ricikluar, ndërsa mbeturinat tjera deponohen në Deponinë e Mbeturinave.

Zyrtarë të drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë njoftuar se me përmirësimin e kushteve atmosferike, në ditët në vijim do të punohet në pastrimin e ambienteve të hapura, largimin e deponive të egra për të krijuar ambienti të përshtatshëm dhe të pastër për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat