MKRS dhe komuna e Gjilanit premtojnë palestër për Zhegrën

Kosova

MKRS dhe komuna e Gjilanit premtojnë palestër për Zhegrën

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me komunën e Gjilanit në këtë vit do të ndërtojnë palestrën e sporteve në Zhegër të Gjilanit, në vlerë prej 650 mijë euro.

Kështu u bë e ditur sot gjatë një vizite që Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, vizituan vendin ku pritet që gjatë këtij viti të fillojnë punimet për ndërtimin e palestrës së sporteve.

Ata gjithashtu vizituan edhe shtëpinë e Kulturës "Idriz Seferi", në Zhegër. Nga këtu ministri Shala tha se do të shikohet mundësia për krijimin e një fondi investiv për renovimin dhe mirëmbajtjen e Shtëpisë së Kulturës.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Gjilanit, Litfi Haziri theksoi se është në përfundim shtëpia e Rinisë në Gjilan, dhe se do të fillohet me ndërtimin apo renovimin e plotë të stadiumit të qytetit.

Ministri Shala përveç vizitës në Zhegër, ai ishte edhe në Viti ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për renovimin e muzeut të shkollës së parë shqipe në Stubëll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat