​Miratohet nisma e 13 mijë qytetarëve për kompenzimin e mjeteve efektive juridike (Foto)

Kosova

​Miratohet nisma e 13 mijë qytetarëve për kompenzimin e mjeteve efektive juridike (Foto)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 15:13

Është miratuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa raporti me amandamente të Grupit Punues për Projektligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësitë të propozuara nga nisma qytetare.

Në mbështetjen e mbi 13 mijë e 300 qytetarëve, kjo nismë ka për qëllim mbrojtjen e sa më shumë të drejtave për qytetarët për mjete efektive juridike në rast të shkeljes së të drejtave të tyre,si dhe për ta promovuar përgjegjësinë e institucioneve publike për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Megjithatë ky amandament pati mbështetjen e anëtarëve të Komsionit por pati vërjetje prej tyre se Qeveria nuk përcaktuar koston e kësaj nisme për të drejtat e qyetarëve.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani tha këtë të drejtë të qytetarëve edhe pse e lejon Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e saj, as një herë nuk ka qenë i zbatuar, sepse nuk ka qenë e skatësuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, dhe një e drejtë e tillë nuk ka mundur të konkretizohet as një herë.

Ai tha se kompenzimi i dëmve jo ekonomike është i rregulluar edhe me Konvent ën Evropiane për të Drajtat e Njeriut në bazë të së cilës janë nxjerr vednimet nga gjykata.

Osmani: Gjykata është e autorizuar të kompenzoi me të holla për dëmet e shkaktuara

“Gjykata kompetenete është e autorizuar që të urdhëroi një autoritet publik ose organziatë buxhetore që të bëjë kompenzimin në të holla për dëmet e shkaktuara materiale dhe jo meteriale të cilat janë vërtetuar nga Gjyakata në bazë të provave në aktgjykim të formës së prerë... edhe me Kushtetutë edhe me ligjin e kodin me proceduarës penale të Kosovës parashihet që i dëmtuari ka të drejtë në kompenzimin e e aryshëm të urdhëruar nga Gjyakata për dëmin material fizik dhe emocional prej të pandehurit që është shapllur fajtor”, tha Osmani.

Ai tha se ky amandamnte i plotëson edhe kërkesat e qytetarëve dhe beson se kjo ka me pasur përkrahje edhe nga komisonet e tjera përkatëse.

Deputetja Safete Hadergjonaj tha se projektligji ka kaluara në sencën e kuvendit dhe më datën 7 maj të vitit të kaluar nga kuevdni është kërkuar që Qeveria të procedoi në Kuvend deklaratën e ndikimit buxhetor dhe deklaratën për përafrim me legjislacioin e Bashkimit Evropian. Por, sipas saj kjo nuk ka ndodhur nga ana e Qeverisë.

Hadergjonaj: Mungon kostoja fiannciare

“Projektligji ka kaluara në sencën e kuvendit dhe më datën 7 maj të vitit 2015 nga kuevdni është kërkuar se Qeveria të procedoi në Kuvend deklaratën e ndikimit buxhetor dhe deklaratën për përafrim me legjislacioin e Bashkimit Evropian. Dhe këtë vlerësim Qeveria duhet ta bëjë brenda një muaj. Nëse qeveria nuk e bënë brenda një muaj vlërsimin e kostos buxhetore dhe nuk sjell deklaratën për përafrimin me legjilacioin e BE , atëher ne si kuvend mund të procedojmë më tutje me ligj”, tha Hadergjonaj.

Deputetja Besa Gaxherri tha se Grupi Punues ishte dashur që të takohet me ministrine Financave dhe të siguroi koston e këtij amandamenti, sepse është leht për t’u ekzekutuar.

Gaxherri: Amandamti është lehtë me u ekzekutuar

“Konsideroi se ju si Grup Punues është dashur me u takuar me ministrin e Financave dhe me sjell edhe koston buxhetore në Komision. Edhe ne është dashur me aprovuar këtë, megjitahtë ne jemi deputet dhe kjo është shtyrë pikërisht për shkak të mos harmozimit me mjete financiare. Por, fundi i fundit ne sot po e aprovojmë këtë për kompletimin e amandamtit sepse kjo është edhe lehtë me u ekzekutuar”, tha Gaxherri.

Komisioni ka miratuar edhe Projketligjin për Procedurat e Përgjithshme Administrative dhe Amandamneteve të Komisionit funksional për Administratë Publike, për Qeverisje lokale dhe m edie, që ka për qëllim kryesisht me trajnime.

Ai tha se Ministria e Administrëtës Publike e ka konsideruar se ky ligj do të prodhoi koston buxhetore, ku është përllagaritë në Ministrinë e Financave kostoja diku rreth 1 milionë e 600 mijë euro shtesë, ndërsa buxheti i Kosovës ngarkohet vetëm me 400 mijë euro.

Osmani: Kostoja diku do të jetë rreth 1 milionë e 600 mijë euro shtesë

“Ministria e Administrëtës Publike e ka konsideruar se ky ligj do të prodhoi koston buxhetore, ku është përllagaritë në Ministrinë e Financave kostoja diku do të jetë rreth 1 milionë e 600 mijë euro shtesë, ndërsa buxheti i Kosovës ngarkohet vetëm me 400 mijë euro , është fjala për vitin 2016-2017 pasi që 1 milionë e 200 mijë do të mbulohen nga IPA e fazës së dytë. Edhe këto 400 mijë euro edhe nëse nuk ndahen nga buxheti janë të parapara që të barten nga një program tjetër që është plani i veprimit për reformën administratatës publike”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat