Me protestë, romët, egjiptasit dhe ashkanlitë kërkojnë punë

Kosova

Me protestë, romët, egjiptasit dhe ashkanlitë kërkojnë punë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 13:19

Janë lodhur nga gjendja e të qenurit të papunë. E sot iu drejtuan Qeverisë së Kosovës përmes një proteste. Janë pjesëtarët e shoqërisë civile të komunitetit Romë, Ashkanli dhe Egjiptas, që kanë ngritur sot zërin para objektit të Qeverisë së Kosovës

Shkalla e papunësisë tek këto komunitete sipas përfaqësuesve civilë është shumë e lart, por numri i protestuesve sot nuk ishte edhe aq i madh.

Njëri prej organizatorëve të kësaj proteste, Bashkim Ibishi, beson se e vetmja mënyrë është përmes protestave që të bëhet presion mbi Qeverinë e Kosovës për të krijuar vende pune për komunitetet Romë, Ashkanli dhe Egjiptas.

Por, përveç kësaj pjesëtarët e shoqërisë civile nga këto komunitete kanë shpreh edhe pakënaqësitë e tyre me përfaqësuesit që kanë në Kuvendin e Kosovës.

Ata, kanë porosit deputetët e Kuvendit të Kosovës nga komunitetet që të ngritin zërin sa më shumë që është e mundur.

Ibishi: Nëse dëshirojnë votat, të jenë sa më të afërt me ne

“Atë çka dëshiroj me i porosit deputetët e komunitet e romë ashkanli dhe egjiptian është se nëse dëshirojnë votat duhet me qenë më të afërt me ju, më të zëshëm me qeverinë e Kosovës dhe në parlament dhe të jenë më përfaqësues. Ne e dimë që e drejta e shprehjes së lirë nuk është duke u respektuar aq sa duhet ju jeni vetë prezentë për faktin prej periudhës së pasluftës kjo është protesta e dytë që është duke u organizuar për fat të keq vetëm prej shoqërisë civile. Do të dëshiroj që në të ardhmen të organizojmë edhe më tepër protesta se vetëm në këtë mënyrë besojmë se munden me qenë në gjendje ta ndërgjegjësojnë qeverinë e Kosovës”, tha Ibishi.

Kur protestuesit ishin në shesh, për t’i takuar doli deputeti, Danush Ademi i cili përfaqëson këto komunitete në parlament.

Por, protestuesit as që deshën të komunikonin me të.

Megjithatë në një prononcim për media deputeti Ademi, dha përkrahjen e tij për këto komunitete duke potencuar se e dinë shumë mirë gjendjen e rëndë nëpër të cilën kalojnë.

Ademi: Jo vetëm papunësia por edhe diskriminohemi

“Sa i përket protestës së tyre unë si deputet përkrahi një gjë të tillë pasi vazhdimisht e kemi ngritë çështjen e punësimit duke llogaritë se sidomos nëpër institucione të cilat në çdo institucion të republikës së Kosovës në çdo Ministri në çdo vende kemi kërkua që të zbatohet 10% i komuniteteve të cilat deri më tani nuk është duke u zbatuar. Dhe njëherit ne vazhdimisht do ta ngritim zërin për këtë çështje, edhe pse nuk shoh një numër të vogël të protestuesve të tyre që sot janë këtu kurse kërkesat janë shumë të mëdha. Ne vazhdimisht do të jemi në mbështetje të tyre, do ta ngrehim zërin për këta. Edhe kërkesa e tyre është shumë e qëllimshme. Nuk është kërkesa që kërkojnë diçka që nuk i plotësojnë kriteret po është një gjë e tillà « që vazhdimisht janë duke u shkelë të drejtat e këtyre protestuesve edhe komunitetit tonë vazhdimisht do të mundohemi së paku ta zbatojmë 10% duke kërkuar të drejtat e tyre nëpër institucionet e republikës së Kosovës sidomos në ato vendet ku deri më tani nuk po kemi mundësi”, tha Ademi.

Numri i papunësisë te komunitetet romë, ashkanli dhe egjiptas besohet se është shumë i lartë, prandaj përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se janë duke u munduar që të nxisin qytetarët që në protestat e ardhshme të dalin në numër më të madh dhe të ngritin zërin për të drejtat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat