Trafiku Urban në protestë, kërkojnë largimin e taksive ilegale

Kosova

Trafiku Urban në protestë, kërkojnë largimin e taksive ilegale

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 12:01

(E plotësuar) 16 autobusë të linjës 3, të cilët janë kontraktorë të Trafikut Urban kanë qëndruar të parkuar para Komunës së Prishtinës, për të kundërshtuar operimin e taksive ilegale.

Qysh prej mëngjesit ata kanë lënë punën dhe iu janë drejtuar dyerve të komunës, deri sa zyrtarë të kësaj komune i kanë pranuar në takim.

Pas takimit , zyrtarët komunalë premtuan mbështetje në shqyrtimin e kërkesave të tyre pasi që sipas tyre janë legjitime. E në anën tjetër, përfaqësuesit e Trafikut Urban thanë se nëse brenda 10 dite nuk shihet ndonjë rezultat lidhur me këtë, ata do të protestojnë prapë.

Përfaqësuesi i Trafikut Urban, Feriz Ibishi tha se ka marrë premtime që angazhimi i komunës do të nis qysh nesër.

Ibishi: Kërkojmë tregun e lirë dhe të drejta të barabarta me kompanitë tjera

“Sot ne kemi dalë me një qëllim, për të kërkuar tregun e lirë. Të kemi të drejta të barabarta me kompanitë tjera. Ne biseduam gjerë e gjatë për shumë gjëra, që na brengosin neve. Ne kemi marrë premtim e prej tyre që prej sot do të fillojnë të angazhohen sa kanë kapacitetin edhe ne do të angazhohemi të kryejmë punën ashtu siç është më mirë për qytetarin dhe për neve”, tha ai.

Sipas tij, Trafiku Urban do të vazhdojë punën duke shpresuar se premtimet e zyrtarëve komunalë do të përmbushen dhe ky problem i tyre do të zgjidhet.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës i cili i priti në takim, Salih Zyba, u pajtua se kërkesat e protestuesve janë legjitime dhe premtoi se do angazhojnë ekipe më shumë që të marrin masa ndaj operatorëve ilegal, me të cilët nuk do të ketë kompromis.

Zyba: Kërkesat e protestuesve janë legjitime

“Kërkesat e tyre janë legjitime. Ne diskutuam për shumë shqetësime dhe shumë kërkesa të cilat janë të arsyeshme, dhe u zotuam se do të marrim obligimet ligjore që i kemi. Do të vazhdojmë me të gjitha kërkesat e tyre, që kryesisht janë të bazuara në obligimet dhe procedurat, kështu që mbetet që edhe ju si media me pas në vëzhgim edhe të kushteve të tyre, por edhe obligimet që i ka Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës”, tha Zyba.

Problemi i taksive ileg

Trafiku Urban në protestë, kërkojnë largimin e taksive ilegale

Para komunës së Prishtinës janë parkuar rreth dhjetë autobus të trafikut Urban që operojnë në Prishtinë, duke kundërshtuar kështu operimin e taksive ilegale.

Përfaqësues të Trafikut Urban, tani gjenden në takim me zyrtar të komunës së Prishtinës ndërsa, kolegët e tyre po protestojnë para komunës.

Në këtë takim, mediat nuk po lejohen të hyjnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat