​Ja se sa rrezikohet Kosova nga virusi Zika

Kosova

​Ja se sa rrezikohet Kosova nga virusi Zika

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:45

Virusi më i përfolur i këtyre kohëve, i cili bartet përmes pickimit të mushkonjave, i njohur si virusi Zika, nuk është identifikuar ende në Kosovë.

Ndërkohë që përhapja e këtij virusi në Kosovë nuk ka gjasa që të përhapet si epidemi, por vetëm me raste të ndara.

Kështu tha drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani.

Ramadani: Kosova është e përgatitur të ndërmarrë masa

“Duke marrë parasysh se ende nuk ka rrezik për shpërthim të madh epidemik, Kosova është e përgatitur që të ndërmarrë masat e para në rast të paraqitjes eventuale, të një rasti apo të disa rasteve. Si dhe paraqitjes eventuale të rasteve nga Shqipëri që mund të jenë rrezik potencial që të përhapen edhe në Kosovë, si raste që mund të infektohen qytetarët të cilët udhëtojnë për në veri”, tha Ramadani.

Ai tha se meqë ende nuk ka medikamente kundër këtij virusi, qytetarët duhet të vetëdijesohen për meto dat parandaluese.

Ramadani: Mbrojtja nga pickimi i mushkonjave

“Njerëzit në radhë të parë duhet të kenë kujdes nga mos pickimi i mushkonjave, sepse mushkonjat vijnë nga ajri dhe njerëzit nuk janë të mbrojtur çdo herë. Në radhë të dytë është frekuenca më e madhe e pickimit të mushkonjave gjatë ditës, në perëndim të diellit dhe herët në agim. Këto janë kohërat e ditës më të shpeshta ku mund të ndodhë pickimi i mushkonjave. Pastaj e treta është që të mbrohen në veshmbathje, që të mos kenë ekstremitete të zbathjes dhe zhveshjes ku mund të pickojnë mushkonjat, dhe e katërta është përdorimi i repelentëve, dëbuesve apo larguesve të mushkonjave përmes materieve kimike të ndryshme që dëbojnë ato dhe mjete të ndryshme nga pickimi”, tha Ramadani.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë tha po a shtu se nëse dikush ka simptomat klinike të virusit që janë sitemperaturë, ethe, plogështi, dhimbje në nyje dhe skuqje e syve, ata duhet të lajmërohen në Klinikën Infektive për trajtim të mëtejshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes telefonit tha se nëse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike e sheh të nevojshme që të mobilizohen institucionet për parandalimin e këtij virusi, atëherë do të merren masa. Por tani për tani, Kosova nuk është e rrezikuar nga ky virus.

KP ka kontaktuar edhe Drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla, por ai nuk ka mundur të prononcohet pasi që ka qenë në pushim mjekësor.

Në anën tjetër, shumë nga qytetarët nuk kanë pranuar të prononcohen pasi që nuk kane pasur njohuri për këtë virus, ndërsa të tjetër që janë prononcuar kanë treguar shumë pak njohuri rreth virusit Zik a.

Qytetari 1:

“Ishalla nuk vjen te na, se këtu e gjen ambientin e përshtatshëm për me u zhvillu në mënyrë revolucionare”.

Qytetari 2:

“kam dëgjuar që u përhap ky virus dhe për shkak të tij lindin fëmijë me defekte në koka diçka, përndryshe nuk jam informuar më gjatë” “Për në Shqipëri nuk kom dëgjuar, po e di që dikund më larg,domethënë është shfaqë”.

Qytetari 3, Liridona Nishefci:

“Kam dëgjuar përmes televizionit, ama jo që di diçka për ta, e di që tek fëmijët më duket, kurrgjë tjetër”.

Qytetari 4, Lumnie Salhiu:

“Në bazë të portaleve, kam lexuar që diçka deformime. Edhe që është bartë përmes një organizata. D.m.th vetë e kanë shpikë virusin.” “Ai po u bartke përmes insekteve, te na është temperatura minus njëherë, se besoj që mundet me u bartë”

Përndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi këtë virus si një rrezik të nivelit të lartë, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me Ebola-n. Ndërsa ekspertët bëjnë të ditur se virusi Zika tashmë është shpërndarë në 23 shtete dhe ka prekur rreth katër milionë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat