​Qeveria miraton një sërë nismash për luftimin e krimit (Foto)

Kosova

​Qeveria miraton një sërë nismash për luftimin e krimit (Foto)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:23

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës, ka aprovuar një sërë nismash, të cilat kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë, e që si qëllim kanë parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe luftimin e të gjitha formave të krimit.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka aprovuar nismën për lidhjen e projekt - marrëveshjes për bashkëpunim policor, në luftimin e krimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Italisë.

Valdet Hoxha tha se këto projekt – marrëveshje kanë qëllim luftimin e krimit në bashkëpunim me shtetet në fjalë me qëllim parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe luftimin e të gjitha formave të krimit.

Hoxha: Marrëveshje për parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë

“Projekt marrëveshja në fjalë ka për qëllim që të fuqizoi bashkëpunimin policor me synim për parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, veçanërisht duke shkëmbyer informacion në nivelet strategjike dhe operative dhe duke mbajtur kontakte të rregullta me autoritetet kompetente”, tha ai..

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjit, për parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Mbretërisë së Danimarkës.

Po ashtu ka miratuar dhe nismat për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim policor në luftimin e krimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe mbretërisë së Belgjikës, Lituanisë dhe Estonisë.

Zëvendës ministri i punëve të Brendshme Valdet Hoxha tha se kjo marrëveshje ka qëllim fuqizimin policor me synim parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe luftimin e të gjitha formave të krimit.

Hoxha: Marrëveshje për të luftuar krimin dhe terrorizmin

“Projekt marrëveshja në fjalë, ka për qëllim që të fuqizoj bashkëpunimin, për të parandaluar luftuar dhe zgjidhur krimin e rëndë, ose të organizuar dhe terrorizmin”, tha ai.

Qe veria po ashtu ka miratuar 18 propozim- vendime, që kanë të bëjnë me shpalljen e zonave të rezervateve strikte të natyrës, të zonave të caktuara brenda parqeve kombëtare të Bjeshkëve të Nemuna dhe Parkut Kombëtar Sharri.

Qeveria po ashtu miratoi dhe propozim vendimin, për ndarjen e mjeteve financiare prej 9 mijë e 700 euro për Shpresa Zyberaj, e sëmurë me kancer.

Ndërsa ka miratuar dhe vendimin, për kërkesën e marrë nga shoqata e të burgosurve politik për subvencionimin e projektit në shumën prej 9 mijë e 900 euro, për konferencën shkencore, kushtuar figurës së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaqi, me rastin e 80 vjetorit të lindjes.

​Qeveria miraton një sërë nismash për sektorin e sigurisë, ndihmon edhe një të sëmurë me kancer

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar 18 propozim vendime që kanë të bëjnë me shpalljen e zonave të caktuara brenda parqeve kombëtare të bjeshkëve të nemuna dhe parkut kombëtar Sharri.

Qeveria po ashtu ka aprovuar nismën për lidhjen e projekt - marrëveshjes për bashkëpunim policor në luftimin e krimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Italisë. Zëvendës ministri i punëve të Brendshme Valdet Hoxha tha se kjo marrëveshje ka qëllim fuqizimin policor me synim parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe luftimin e të gjitha formave të krimit.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes per bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjit për parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Mbretërisë së Danimarkës.

Po ashtu ka miratuar dhe nismat për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim policor në luftimin e krimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe mbretërisë së Belgjikës, Lituanisë dhe Estonisë.

Valdet Hoxha tha se këto projekt – marrëveshje kanë qëllim luftimin e krimit në bashkë punim me shtetet në fjalë me qëllim parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe luftimin e të gjitha formave të krimit.

Qeveria po ashtu miratoi dhe propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare prej 9 mijë e 700 euro per Shpresa Zyberaj, e sëmurë me kancer.

Po ashtu Qeveria në mbledhjen e mbajtur ka miratuar dhe vendimin për kërkesën e marrë nga shoqata e të burgosurve politik per subvencionimin e projektit në shumën prej 9 mijë e 900 euro, për konferencën shkencore kushtuar figurës së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaqi, me rastin e 80 vjetorit të lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat