Sebastian Kurz nesër në Kosovë

Kosova

Sebastian Kurz nesër në Kosovë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:51

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, nesër do të qëndrojë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me liderët institucionalë vendorë.

Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga ambasada e Austrisë në Prishtinë.

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ndodhet në një vizitë disaditore në vendet e Ballkanit. Ai sot viziton Shqipërinë. Ndërkaq dje ka qëndruar në Beograd.

Gjatë takimeve me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe homologun e tij serb Ivica Daçiq, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, u ka kërkuar atyre që Serbia të intensifikojë dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën, si një nga kushtet për anëtarësimin e saj në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat