Kushtrim Shkodra: Nga shtatori asnjë libër nga Serbia nuk hyri në Kosovë

Kosova

Kushtrim Shkodra: Nga shtatori asnjë libër nga Serbia nuk hyri në Kosovë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:59

Në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit i ftuar ishte Kushtrim Shkodra, këshilltari politik për të biseduar për reciprocitetin në arsim mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka folur për tryezën me temë reciprociteti në arsim mes Kosovës dhe Serbisë ku në këtë ngjarje nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e qeverisë.

“Ne kemi qenë të ftuar dhe jemi njoftuar nga VV për këtë tryezë por ministri Bajrami ka vendosur një standard të ri të komunikimit me të gjithë akterët politikë”.

“Ne në ministrinë e arsimit i kemi ftuar të gjitha partitë politike që të bëhen pjesë e komisioneve që ne kemi ngritur dhe lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë në shumicën prej tyre”.

“Gjithsesi që debatin për arsimin në Kosovë, ministri do ta zhvillojë në Kuvend me të gjitha partitë politike”.

Megjithatë ai insiton që ministri Bajrami do të marrë pjesë në një debat për arsim vetëm në Kuvendin e Kosovës”.

“Ne i pranojmë debatet që mbahen i vlerësojmë, por ministri Bajrami do të debatojë me secilin subjekt politik në Kuvendin e Kosovës”.

“Në fillim të mandatit gjatë majit të vitit 2015 ne kemi zhvilluar një vizitë në luginën e Preshevës ku jemi njoftuar detaisht për gjendjen e shkollave shqipe atje”.

“Ministri Bajrami është zotuar që do t’i sigurojë tekstet për nxënësit atje, por gjithnjë duke ndjekur rrugët ligjore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat