Për semimaturantët e komunës së Vitisë s’ka më mbrëmje të maturës!

Kosova

Për semimaturantët e komunës së Vitisë s’ka më mbrëmje të maturës!

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 15:24

Shkollat fillore të komunës së Vitisë, nga tani e tutje nuk do të kenë mundësinë e organizimit të mbrëmjeve për semimaturantët. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i drejtorisë së arsimit në Viti Qahil Sinani, i cili në një prononcim për kombëtaren “Bota sot”, njoftuar se është marrë një vendim në DKA-në me të cilin është e ndaluar që nxënësit të cilët përfundojnë shkollimin fillorë, nga tani e tutje më nuk do të kenë mbrëmje të organizuara.

Gjithashtu sipas tij, në kuadër të këtij vendimi ai ka bërë të ditur se përveç mbrëmjeve të tilla, si për semimaturantët, ashtu edhe për maturantët më nuk do të ketë as defilime, siç janë mbajtur më parë në qytet.

Vendimi i DKAS-së si duket ka ardhur si rezultat i reagimeve më parë nga prindërit për shpenzimet e panevojëshme për organizime të mbrëmjeve të tilla./Aziz Zuka


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat