Haziri takohet me drejtorin e ri të OSBE-së, Zoltan Imecs

Kosova

Haziri takohet me drejtorin e ri të OSBE-së, Zoltan Imecs

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 14:46

I pari i Komunës, z. Lutfi Haziri, është takuar sot me u.d. drejtorin rajonal të OSBE-së në Gjilan, Zoltan Imecs, i cili sapo ka marrë detyrën. Kryetari Haziri, pasi e ka uruar z. Imecs për pozitën, ka thënë se Komuna e Gjilanit do ta vazhdojë bashkëpunimin e mirë me OSBE-në, siç e ka pasur edhe në të kaluarën.

Haziri, gjithashtu, ka falënderuar OSBE-në për ndihmën e madhe që ka dhënë në shumë projekte, sikur edhe për kontributin e tyre për avancimin e dialogut ndër-fetar, ku Gjilani vlerësohet si model.

Nga ana e tij, u.d. drejtori rajonal i OSBE-së në Gjilan, Zoltan Imecs, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke shfaqur zotimin e tij për bashkëpunim mes kësaj organizate të rëndësishme dhe Komunës së Gjilanit në të mirë të qytetarëve./T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat