Udhëtarët të kënaqur me shërbimet e Aeroportit të Prishtinës

Kosova

Udhëtarët të kënaqur me shërbimet e Aeroportit të Prishtinës

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:21

Këshillit Ndërkombëtar për Aeroporte (Airports Council International), në një studim thotë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, radhitet si aeroporti më i pëlqyer nga udhëtarët në Evropë, në pothuajse të gjitha kategoritë ku është nominuar.

Me një kënaqshmëri të udhëtarëve prej 98% në total, Aeroporti i Prishtinës ka lënë pas shumë aeroporte të rajonit dhe Evropës duke dëshmuar se është i përkushtuar të ofrojë shërbime sa më kualitative.

Sipas një komunikate të Aeroportit, në bazë të marrëveshjes së partneritetit publiko-privat, ANP “Adem Jashari” ka qenë i obliguar që të mbajë nivelin e kënaqshmërisë në së paku 80%. Megjithatë, aeroporti ka tejkaluar parashikimet dhe ka arritur që të vlerësohet pozitivisht nga pothuajse të gjithë udhëtarët e anketuar nga ACI.

Këshilli Ndërkombëtar për Aeroporte (ACI) është themeluar në vitin 1991 dhe është i njohur si përfaqësues i interesave të aeroporteve në organizata dhe qeveri të ndryshme.

ANP “Adem Jashari” së fundmi ishte vlerësuar nga udhëtarët edhe në Ëorld Travel Aëards 2015, duke u votuar si aeroporti i dytë lider në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat