Fëmijët i nënshtrohen internetit që nga lindja e tyre (Foto)

Kosova

Fëmijët i nënshtrohen internetit që nga lindja e tyre (Foto)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 11:24

(E plotësuar) - U shënua dita botërore e internetit të sigurt në Kosovë, ku u tha se fëmijët i nënshtrohen internetit në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë që nga lindja e tyre.

Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj tha se MASHT është duke punuar që të caktojë standarde të përdorimit të internetit nga ana e fëmijëve në sistemin parauniversitar të arsimit në mënyrë që përdorimi i internetit nga ana e tyre të jetë i drejtë.

Statovci-Demaj: Kosova synon mbrojtjen e fëmijëve nga interneti

“Tema e kësaj konference është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë ne si shoqëri dhe MASHT ka një rol kyç në këtë proces. Përdorimi i internetit në jetën tonë të përditshme është bërë gati se i nënkuptueshëm, i pavërejtshëm fare, është aty. Fëmijët, nxënësit tonë që nga momentet e para të lindjes së tyre nëpërmjet prindërve si akterë bëhen pjesë e atij interneti duke u dhënë të dhëna personale në internet, prandaj qysh ende pa filluar sistemi obligativ formal arsimor në të cilin kyçemi pastaj ne si MASHT fë mijët i ekspozohen përdorimit aktiv ose pasiv të internetit. Në këtë kontekst ne si MASHT, si entitet i cili përcakton standardet për fushat e ndryshme në sistemin arsimor në Republikën e Kosovës e cila është përgjegjëse për mbarëvajtje, për implementimin e këtyre standardevena takon që të merremi në mënyrë aktive edhe me edukimin, arsimimin e gjeneratave të reja për përdorimin e internetit, për përdorimin e drejtë të internetit, për përdorimin efektiv të internetit por edhe për mbrojtjen e tyre gjatë jetës së tyre në internet ta quaj ashtu”, ka deklaruar ajo.

Demaj është shprehur se MASHT është në përfundim të E portalit apo portalit online në të cilin do të kenë qasje të gjithë akterët e nevojshëm të sistemit arsimor parauniversitar e që ka për qëllim konceptin e ri të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Po ashtu, një ndër objektivat kryesore deri në vitin 2018 është matura digjitale.

Kurse, Teuta Zymeri, kryetare e Komitetit kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt, ka thënë se siguria në internet nuk do të mbetet e shënuar vetëm në një ditë të vitit.

Zymeri: Dita e internetit të sigurt nuk do të mbetet vetëm në një ditë

“Ky komitet është formuar me qëllimin që ta shënoj ditën e internetit të sigurt, mirëpo me mungesë të një trupe koordinuese, një qendre për internetin e sigurt ky komitet unë besoj që do ta luaj edhe rolin e një organizate e cila në bashkëveprim me të gjithë anëtaret e vet do të vazhdoj të punoj në mbrojtjen e fëmijëve, në sigurimin në internet. Pra, nuk do të jemi aktiv vetëm me shënimin e ditës ndërkombëtare të internetit të sigurt, por shpresoj dhe besoj që do të punojmë vazhdimisht gjatë tërë vitit në mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e përdorimit të internetit të pakontrolluar”, ka deklaruar ajo.

“Dita për internet të sigurt” nga viti 2005 shënohet nga rrjeti Insafe me qendër në Bruksel me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes nga rreziqet në internet derisa në vitin 2014 është anëtarësuar edhe Kosova.

MASHT të caktojë standarde për përdorimin e internetit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shënuar ditën e internetit të sigurt, e cila ka për qëllim përdorimin e drejtë të internetit nga fëmijët.

Zëvendësministrja e arsimit, Anila Statovci-Demaj tha se fëmijët i ekspozohen internetit në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, andaj MASHT duhet të caktojë standarde për përdorimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat