Hyseni në SHBA flet për parandalimin e ekstremizmit

Kosova

Hyseni në SHBA flet për parandalimin e ekstremizmit

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:07

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, po qëndron për një vizitë zyrtare disa ditore në Washington, ku temë boshtë e takimeve do të jetë parandalimi i radikalizmit.

Gjatë ditës së parë, ministri Hyseni, takoi Bruce Wartz, zëvendës-asistent i Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Wayne Salzgaber, zëvendës-drejtor i Byrosë Nacionale Amerikane për INTERPOL.

Temat kyçe e bisedave që ministri Hyseni pati në këto takime ishin parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, luftimi i krimit, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar policor.

Bashkëbiseduesit amerikanë vlerësuan lartë të arriturat e Kosovës në përballjen e saj me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. U konstatua se tashmë Kosova ka demonstruar efikasitet në parandalim të këtyre dukurive, që Kosovën e bëjnë shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për shumë vende tjera të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat