QKSS: Serbia, shtet armiqësor sipas 90 përqind të të anketuarëve (Foto)

Kosova

QKSS: Serbia, shtet armiqësor sipas 90 përqind të të anketuarëve (Foto)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 07:15

(E plotësuar) - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka bërë lansimin e të gjeturave të barometrit kosovar me fokus të veçantë në “Perceptimet e publikut për politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë”, ku ka dal se 71.7 përqind të të anketuarve kanë qëndrim negativ sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Ndërsa,90 përqind e të anketuarve, Serbinë e kanë listuar si shteti më armiqësor ndaj Kosovës, kurse Shqipërinë si shteti me aleat ndaj Kosovës.

Donika Emini, hulumtuese nga QKSS, tha se në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur mungesë të transparencës. Ndërsa, tregoi se në raport me Malin e Zi ka pasur hezitim të anketuarve për shkak të demarkacionit.

"Ndaj Maqedonisë ka pasur hezitim për shkak të Kumanovës, për Malin e Zi për shkak të demarkacionit. ShBA dhe Gjermania shihen si shtet më aleate për qytetarët e Kosovës. Risi është se Turqia është futur si aleatë për Kosovës. Franca dhe Itali janë shtete pozitive por jo aleatë", tha ajo.

Drejtori ekzekutiv i Grupit për Studime Politike dhe Juridike, Fisnik Korenica, ka komentuar të gjeturat në lidhje me dialogun e Kosovës me Serbinë dhe në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe. Ai tha se dialogu po kundërshtohet për shkak se po menaxhohet pa konsensus.

"Dialogu askush nuk pret të jetë popullor po të jetë menaxhuar ndryshe nuk do të kishe kundërshtim kaq të madh. Kundërshtimi ndaj dialogut po rritet sepse dialogu po menaxhohet pa konsensus. Kundërshtimi ndaj asociacionit, krahasuar me vitin 2014 është më i madh dhe një perceptim i tillë kërkon qasje serioze. Reflektimi i qytetarëve në lidhje me atë se dialogu a i ka përmirësuar marrëdhëniet e tyre. Ka nivel të lartë që thonë se dialogu nuk i ka përmirësuar marrëdhëniet", tha ai.

Ky barometër ka përfshirë të anketuar në tërë territorin e Kosovës.

Prezantohen perceptimet e publikut për dialogun me Serbinë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), bën lansimin e të gjeturave të Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë me fokus të veçantë në “Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë”:

Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve të qytetarëve të Kosovës me qëllim të informimit të procesit të politik-bërjes.

Prezantimi do të përfshijë të dhënat rreth mendimeve të qytetarëve në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës dhe partnerët kryesorë ndërkombëtarë dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rëndësi do ti kushtohet perceptimeve të qytetarëve në lidhje me: dialogun politik në mes të Kosovës dhe Serbisë; vlerësimin e qytetarëve rreth Asociacionit të Komunave Serbe.

Më konkretisht do të prezantohen mendimet e qytetarëve të Kosovës në lidhje me:

· Çka mendojnë qytetarët rreth qasjes së Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi ndaj Kosovës?

· Çka mendojnë qytetarët rreth qasjes së vendeve perëndimore, SHBA, Gjermania, Turqia, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar ndaj Kosovës?

· Çka mendojnë qytetarët rreth anëtarësimit në NATO, BE apo partneriteti strategjik me Turqinë shihet si prioritet?

· Se sa janë të kënaqur qytetarët me rezultatin e dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë?

· Çfarë janë perceptimet për normalizimin e marrëdhënieve ne mes të Kosovës dhe Serbisë pas fillimit të dialogut?

· A mendojnë qytetarët e Kosovës që marrëveshja për themelimin e asociacionit të Komunave Serbe është e dëmshme për Kosovës? Çka mendojnë Shqiptarët e çka Serbët në lidhje me kë të çështje?

Sondazhi është realizuar gjatë pjesës së dytë të muajit tetor 2015, përmes intervistave sy me sy me amvisëri në Kosovë. Mostra kombëtare ka përfshirë 1070 amvisëri/respodentë dhe përfaqëson opinionet e qytetarëve të moshës mbi 18 vjet duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat