Gjatë një takimi me mbështetësit e PDK’së në Pejë, kryetari i PDK’së Hashim Thaçi, ka folur për shumë çështje aktuale në vend. Në një moment, ai ka thumbuer edhe kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj, duke e quajtur “zhurmaxhi”.
Këtë deklaratë Thaçi e ka bërë duke iu referuar takimit të sotëm te Presidentja, pas të cilit, Thaçi deklaroi se Haradinaj nuk e ka përmendur as Asociacionin e as Demarkacionin
“Në ora nëntë në mëngjes e kemi filluar takimin e liderëve politikë dhe zhurmaxhiu i kësaj çështje të jeni të bindur me procesverbal të takimit as që e ka ngritur si shqetësim çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, por vetëm agjendën elektorale”, tha ai.