Muharrem Nitaj kritikon Visar Ymerin: E ka gabim!

Kosova

Muharrem Nitaj kritikon Visar Ymerin: E ka gabim!

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 19:04

Muharrem Nitaj, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një lidhje direkte në Info Magazine ka thënë se Visar Ymeri e ka gabim, por ai thotë së opozita është e bashkuar.

Nitaj ka thënë se qëndrimi i Haradinajt në takimin me presidenten ka qenë i qëndrueshëm.

“Mustafa e Thaçi janë për status kuo, kurse Ramush Haradinaj është për zgjidhje, e cila nënkupton zgjedhje”.

“Kriza është më e thellë se që duket, nuk është duke mos funksionuar vetëm Parlamenti por edhe struktura të tjera të shtetit. Sistemi gjyqësor vazhdon të jetë i korruptuar nga pozita”.

“Haradinaj është faktor i rëndësishëm në këtë vend dhe vendimet i merr vet për vete. Ai në takim ka marrë pjesë për të bërë një ofertë politike – si të dilet nga kriza”.

Nitaj tha se kërkesa e Haradinaj ka qenë shpërndarja e parlamentit dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

“Opozita është e fortë dhe e palëkundur në kauzën e saj – kundër degradimit të pushtetit”.

“Situata politike është e rëndë dhe kjo duhet të bëhet me marrëveshje politike, por kjo ka qenë një ofertë e sinqertë dhe nuk ka qenë flirtim. Nuk është mirë që të luhet me vullnetin e qytetarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat