Mustafa: Radikalizmi terrorist ka shënjestruar të rinjtë shqiptar

Kosova

Mustafa: Radikalizmi terrorist ka shënjestruar të rinjtë shqiptar

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 18:03

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Nehat Mustafa konsideron që Ministria e Diasporës duhet të bëjë një plan veprimi përmes së cilit do të shtrihet ndikimi tek rinia shqiptare në diasporë. Me këtë, ai thotë se duhet të bëhen fushata konkrete të vetëdijesimit lidhur me rrezikun e madh që paraqet ekstremizmi dhe radikalizmi islam.

Problem ky që sipas Mustafës po prekë rininë e Kosovës.

Ky është opinioni i plotë i zëvendësministrit Nehat Mustafa dërguar mediave.

DIASPORA DHE RADIKALIZMI ISLAM

Rinia shqiptare e Kosovës, gjithnjë e më shumë po shndërrohet në shënjestër të radikalizmi Islam, duke bërë që popullsia më pro-amerikane në Evropë të jetë edhe vendi me numrin më të madh të pjesëtarëve (për kokë banori) në radhët e luftëtarëve të shtetit terrorist, të quajtur ISIS.

Radikalizmi terrorist islam (jo feja islame) tanimë ka shënjestruar edhe të rinjtë shqiptar që jetojnë e veprojnë nëpër vende të ndryshme në Evropë dhe në SHBA, duke bërë që kohëve të fundittë dëgjojmë për procese gjyqësore që po zhvillohen e priten të zhvillohen ndaj të rinjve shqiptar në këto vende mike.

Krahas veprimeve të vazhdueshme që po bëhen në Republikën e Kosovës kundër ekstremizmit dhe radikalizmit islam, Ministria e Diasporës duhet urgjentisht të hartojë një plan të detajizuar veprimi , përmes së cilit do të ndikohet tek rinia shqiptare në diasporë. Ministria e Diasporës duhet të bëjë një mobilizim të gjithanshëm të kapaciteteve që kemi në diasporë, duke përfshirë Qendrat Kulturore, klubet e ndryshme, asociacionet e bizneseve, grupet e ndryshme studentore, sportistët eminent, Shkollat Shqipe Mësimi Plotësues (SHSHMP), grupet intelektuale, klerikëte mirëfilltë etj.. Nga të gjithakëto organizma e të koordinuara nga Ministria e Diasporës, kërkohet që të zhvillojnë fushata konkrete vetëdijesimi me prindërit dhe të rinjtë për rrezikun e madh që paraqet ekstremizmi dhe radikalizmi islam,i cili në raste të caktuara porezulton me terrorizëm .

Sot në hapësirat shqiptare ka intelektual e gazetar të guxi mshëm si Arbana Xharra etj.,të cilët me objektivitet po e trajtojnë këtë dukuri shqetësuese. Pra, krahas institucioneve publike të sigurisë të cilat po bëjnë punën e tyre, tanimë është formuar nënjëfarë formenjë front i përbashkët kundër radikalizmit dhe ekstremizmit terrorist islam. Gatishmëria për të vepruar ekziston, prandaj kërkohet nga Ministria e Diasporës që të koordinoj aktivitetet.

Parandalimi është lufta më e mirë dhe më e suksesshme kundër radikalizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat