Haziri: Vendkalimi kufitar në Stançiq e ofron Gjilanin e Anamoravën me komunat shqiptare

Kosova

Haziri: Vendkalimi kufitar në Stançiq e ofron Gjilanin e Anamoravën me komunat shqiptare

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:38

Sot, me nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Maqedonisë për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiq – Bellanoc, tashmë po merr formë ligjore hapja e këtij vendkalimi, pasi që është bërë shpronësimi. Gjilani, Anamorava dhe afro gjysmë milioni banorë, do të kenë mundësinë e qarkullimit të lirë përmes Grykës së Karadakut në drejtim të Kumanovës ka shkruar Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se vendkalimi kufitar Bellanoc-Stanqiq, mes Gjilanit dhe Kumanovës, do ta ofrojë Gjilanin edhe me komunat tjera të Maqedonisë në kuptim fizik dhe gjeografik dhe ky është qëllimi kryesor i hapjes së korridoreve jo vetëm të qarkullimit të njerëzve, por edhe të mallrave ka shkruar Haziri.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat