Ministri i mbrojtjes së Turqisë do të ndihmoj në fuqizimin e FSK-së

Kosova

Ministri i mbrojtjes së Turqisë do të ndihmoj në fuqizimin e FSK-së

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:16

Ministri i FSK-së Haki Demolli u prit sot nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Yilmaz.

Përmes një komunikate për media Ministria për Forcën e Sigurisë njofton se ministri Demolli u prit me nderime ushtarake nga ministri i Mbrojtjes Ismet Yilmaz dhe garda kombëtare. Me këtë rast ministrat biseduan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy ministrive si dhe për intensifikimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në fushën e edukimit dhe arsimimit,stërvitjes,trajnimeve etj.

Ministri i FSK-së, z. Demolli pasi falënderoi ministrin e Turqisë për ndihmën që shteti i tij në vazhdimësi po jep për Kosovën e në veçanti për FSK-në, kërkoi nga ai që të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen e Kosovës dhe FSK-së në anëtarësimin në organizatat rajonale të sigurisë.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, z. Yilmaz premtoi se Turqia do ta ndihmojë FSK-së edhe në të ardhmen në të gjitha drejtimet, qoftë me ngritjen profesionale të kuadrove përmes arsimimit dhe trajnimeve, qoftë përmes donacioneve.

Gjatë qëndrimit në Turqi,ministri Demolli pritet të takohet edhe me personalitete të tjera të larta ushtarake si dhe do të vizitojë akademitë, shkollat ushtarake dhe kadetët e FSK-së, të cilët po studiojnë në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat