KQA pezullon partinë e Fuad Ramiqit dhe 13 të tjera

Kosova

KQA pezullon partinë e Fuad Ramiqit dhe 13 të tjera

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:16

Për shkak të disa procedurave që nuk i kanë kryer me kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të pezullojë Lëvizjen Islame Bashkohu, parti kjo e cila udhëhiqet nga Fuad Ramiqi dhe 13 parti të tjera.

Përmes një komunikate për media KQZ bënë të ditur se këto parti politike nuk kanë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike – Formularin për të dhënat e ndryshuara vjetore në përputhshmëri me nenin 11 të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.

Afati i fundit për dorëzimin e ndryshimeve vjetore siq edhe thuhet në komunikatën për media ka qenë 31 janari i vitit 2016.

“Në bazë të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, partitë politike të pezulluara (sipas listës së mësipërme) kanë të drejtë që brenda 24 orëve të ushtrojnë ankesë kundër Vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Po ashtu, këto parti politike kanë afat të shtuar prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore”, theksohet në komunikatën e KQZ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat