Tahiri: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për bashkëpunim me arbëreshët e Italisë

Kosova

Tahiri: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për bashkëpunim me arbëreshët e Italisë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 14:50

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka bërë të ditur se komuna e Frascinetos në Kalabri të Italisë është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për një bashkëpunim më të madh, sidomos në planin ndërkomunal përmes binjakëzimit, kërkesë kjo që ishte shprehur nga Ministrja Tahiri dhe Sekretari i përgjithshëm i MAPL-së gjatë vizitës tyre në Frasncineto në Italisë.

Në shkresën zyrtare që komuna e Frascinetos ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës, ata bëjnë të ditur se Kuvendi komunal i Frascinetos ka votuar pro binjakëzimit me komunat e Fushë Kosovës dhe Lipjanit dhe shprehin gatishmërinë për të vazhduar me procedurat e binjakëzimit. Me këtë rast Ministrja Tahiri i ka dërguar letër Kryetarit të Komunës së Frascinetos, z. Angelo Catapano, për të rikonfirmuar gatishmërinë për rrumbullakimin e këtij procesi.

Në letrën se saj thuhet:
I nderuar z. Catapano, Kryetar i komunës së Frascinetos, Itali
Me kënaqësi e morëm lajmin që Kuvendi Komunal i Frascinetos ka votuar pro binjakëzimit të komunës tuaj me komunat e Fushë Kosovës dhe Lipjanit.
Me këtë rast dëshiroj të shpreh gëzimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fillimin e bashkëpunimit tonë zyrtar në nivele komunale, e cila u iniciua gjatë vizitës sime dhe të Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së, z. Besnik Osmani në Frascineto të Kalabrisë në Itali.
Ne vlerësojmë lartë këtë bashkëpunim ndërmjet komunave i cili do të shërbej si lidhje e fuqishme mes shqiptarëve dhe arbëreshëve të Italisë, si dhe mes dy vendeve Kosovës dhe Italisë.
Ne jemi te gatshëm të organizojmë vizitën tuaj këtu në Kosovë për të kurorëzuar procesin e binjakëzimit, ashtu siç e patëm planifikuar.
Presim përgjigjen tuaj me padurim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat