Mustafa: Problemet zgjidhen në Kuvend me dialog të përbashkët

Kosova

Mustafa: Problemet zgjidhen në Kuvend me dialog të përbashkët

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 10:56

Ka përfunduar tashmë takimi i liderëve politikë me presidenten Atifete Jahjaga, ku edhe një herë diskutuan për të gjetur zgjidhje për dalje nga kriza.

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë thirrje edhe një herë që të gjitha partitë politike të ulen në Kuvend dhe të bisedojnë në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet.

“Ne sot ju përgjigjem ftesës së presidentes së Kosovës që të bisedojmë lidhur me tejkalimin e gjendjen në të cilën ka ardhur vendi. Unë si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i LDK-së them se kjo situatë duhet të tejkalohet, problemet tona duhet ti zgjidhim në Kuvend me pjesëmarrjen e gjitha subjekteve politike”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq më herët pak para përfundimit të takimit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte lëshuar sallën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat