Mustafa: Problemet zgjidhen në Kuvend, Haradinaj: Rruga e vetme për dalje nga kriza janë zgjedhjet (Foto/Video)

Kosova

Mustafa: Problemet zgjidhen në Kuvend, Haradinaj: Rruga e vetme për dalje nga kriza janë zgjedhjet (Foto/Video)

Nga: Arben Sylejmani Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 07:20

(E plotësuar) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i pari i cili e lëshoi takimin tek presidentja e vendit, në të cilin ishin të pranishëm edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, zëvendës kryeministri dhe lideri i PDK-së Hashim Thaçi, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ambasadori i SHBA ve në Kosovës si dhe përfaqësues të partive minoritare.

Haradinaj u tha mediave se e vetmja zgjidhje e krizës, mbetet shkuarja e vendit në zgjedhje.

Ai po ashtu deklaroj se në takim ka folur dhe rreth situatë së rëndë qeverisëse, politizimit të skajshëm të institucioneve, shkallës së lartë të korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga partitë në pushtet.

Haradinaj: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

“Kam kërkuar që menjëherë të shpërndahet parlamenti. Vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi me dal nga kriza. Po ashtu kam kërkuar që presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë. Me këtë ardhje në takim unë e kam shpreh vullnetin tonë të mirë për të ndihmuar për të dalë nga kriza aktuale. Ju kam dhënë propozimin, shpresoj që këta që ishin vendimmarrës apo prezent do të reflektojnë. Opozita mbetet e bashkuar, shihemi me 17 shkurt. Aleanca ësht ë e vendosur me ndihmu kundërshtimin e mëtejmë të degradimit të shtetit”, pohoi Haradinaj.

Ndërsa kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas përfundimit të takimit në presidencë, bëri thirrje që të hiqet dorë nga dhuna, duke thënë se problemet mund të zgjidhen vetëm me dialog.

Mustafa: Të hiqet dorë nga dhuna

“Demarkacioni po ashtu është një çështje e argumenteve, për të cilin do të punoj dhe një komision ndërkombëtar, i cili do ta jap mendimin e tij. Ne nuk kishim kundërpërgjigje për këtë nga përfaqësuesi i opozitës. Kërkuam të hiqet dorë nga dhuna. Sepse me dhunë nuk mund të zgjidhen problemet në Republikën e Kosovës, as me gaz lotsjellës në Kuvend dhe as me shishe të molotovit dhe përdorim të mjeteve tjera të dhunshme, ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe policisë së Kosovës jashtë... Ne do të vazhdojmë të punojmë. Dhe po ashtu i bëjmë ftesë opozitës që ajo të vjen në Kuvend dhe përmes debatit parlamentar të shtojmë demokracinë dhe të punojmë në të mirë të vendit”, tha Mustafa.

I pari i Qeverisë tha se në takim është biseduar për tejkalimin e gjendjes në të cilën është vendi dhe se problemet duhet të zgjidhen në Kuvend.

Ndërsa lideri i PDK-së, Hashim Thaçi pohoi se ky ka qenë një takim i nevojshëm për funksionim normal të Kuvendit të Kosovës dhe kthimit të debatit atje. Ai tha se ka përsëritur zotimin për vazhdimin e implementimit të agjendës shtetërore, për zhvillimin e vendit. Ndërsa si pozitive Thaçi e sheh mos përfshirjen në debat të çështjes së asociacionit dhe demarkacionit nga ana e Haradinajt, i cili ishte pjesë e takimit. Thaçi po ashtu theksoi se kjo gjendje duhet të ndryshoi, pasi që tani kemi të bëjmë me një realitet ndryshe, i cili përkon me traditën politike e qytetare në vend.

Thaçi: Pozitive që Haradinaj nuk përmendi asociacionin dhe demarkacionin

“Ajo çka vlerësoj si pozitive, përpos zotimit tonë që të vazhdojë me agjendën shtetërore, është se gjatë tërë takimit, duke vlerësuar prezencën e z. Haradinaj, ai në asnjë çast nuk e ka ngrit si shqetësim çështjen e demarkacionit apo asociacionit. Andaj mendoj se ky është një hap i parë pozitiv prej tij. Por kishte shqetësim tjetër, shqetësimin direkt, do të thotë të marrjes së pushtetit apo agjendës elektorale. Natyrisht se agjenda elektorale përcaktohet në afate të rregullta kushtetuese dhe ligjore duke respektuar gjithmonë legjitimitetin qytetar... Përsëri e theksoi se çështjet që i ngriti z. Haradinaj mund të ishin diskutuar shumë më frytshëm në Kuvendin e republikës së Kosovës, ku duhet të ndalet sjellja jo ligjore e deputeteve të caktuar të opozitës”, theksoi Thaçi.

Ndërsa pohoi se pasi që nuk ishte shqetësim as demarkacioni dhe as asociacioni për Haradinajn, ata kanë propozuar që së paku AAK të marrë pjesë në komisionet e përbashkëta për shkuarjen e statutit të këtij asociacioni bashkërisht, në mënyrë që të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në të njëjtën kohë të marrë pjesë dhe në një komision ndërkombëtar dhe kombëtar, që do të formohet nga presidentja e vendit për demarkacionin, në mënyrë që të jap kontributin e vet.

Ndërsa i pyetur se a ka pranuar Haradinaj që të jetë pjesë e këtyre komisioneve, Thaçi theksoi se nuk e di këtë, pasi që ka pasur një heshtje nga ana e Haradinajt.

Thaçi: Haradinaj ka hesht

“Realisht ka pasur një heshtje nga ana e tij. Se si do të reflektoj tutje unë nuk mund të di nuk e di edhe ai a e di. Por sido që të jetë. P asi që nuk kishte reagim dhe nuk i potencoi fare si probleme për Kosovës, mendoj se është një fillim i reflektimit pozitiv nga ana e tij”, theksoi ai.

Ndryshe presidentja e vendit Atifete Jahjaga , i ka ftuar në takim përfaqësues të partive parlamentare, për të debatuar për zgjidhjen e krizës politike në vend. Përveç kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, takimit nuk i janë përgjigjur pozitivisht Nisma dhe Vetëvendosje.

Mustafa: Problemet zgjidhen në Kuvend, Haradinaj: Rruga e vetme për dalje nga kriza janë zgjedhjet

Ka përfunduar tashmë takimi i liderëve politikë me presidenten Atifete Jahjaga, ku edhe një herë diskutuan për të gjetur zgjidhje për dalje nga kriza.

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë thirrje edhe një herë që të gjitha partitë politike të ulen në Kuvend dhe të bisedojnë në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet.

“Ne sot ju përgjigjem ftesës së presidentes së Kosovës që të bisedojmë lidhur me tejkalimin e gjendjen në të cilën ka ardhur vendi. Unë si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i LDK-së them se kjo situatë duhet të tejkalohet, problemet tona duhet ti zgjidhim në Kuvend me pjesëmarrjen e gjitha subjekteve politike”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq më herët pak para përfundimit të takimit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte lëshuar sallën.

Haradinaj del nga mbledhja, rruga e vetme për dalje nga kriza janë zgjedhjet

Menjëherë pas takimit ka folur kreu i AAK’së Ramush Haradinaj. Ai thotë se gjatë këtij takimi ka shprehur shqetësimin e tij se si shteti është kapur nga PDK dhe LDK.

“Opozita eshte e bashkuar dhe ka propozuar ne takimi se rruga e vetme për me dalë nga kriza është shpallja e zgjedhjeve te parakohshme”.

Po ashtu Haradinaj tha se ka propozu qe presidenti te zgjidhet prej popullit.

“Shihemi ne protesten e 16 shkurtit”, përfundoi Haradinaj.

Fillon takimi me presidenten Jahjaga

“Kemi mungesë investimesh, Rend dhe ligj të politizuar skajshmërish. Edhe politika e jashtme dështuar. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe presidenti të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë Haradinaj.

LEXO EDHE
Takimi i liderëve partiak me presidenten përmes fotografive (FOTO)
"Opozita është e bashkuar dhe shihemi me 17 shkurt", tha Haradinaj duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ka nisur tashmë takimi në mes të Jahjagës, Mustafës, Thaçit, Haradinajt ku do të diskutohet për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza në vend.

Në takim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Samuel Zhbogar.

Arrin në presidencë kryeministri Mustafa, ambasadori amerikan Delawie, Thaçi e Haradinaj

Brenda pak minutash pritet të nis takimi në mes të presidentes Atifete Jahjga, dhe liderëve të partive politike.

Pjesëmarrjen në këtë takim tashmë e kanë konfirmuar kryeministri Isa Mustafa, zëvëndësi i tij Hashim Thaçi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Tashmë në presidencë kanë arritur edhe ambasadori Greg Delawie dhe përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, kryeministri Mustafa, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, përfaqësuesit Sllavko Simic, Dslinor Jevtic, Jahir Magxhillar dhe llideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

Në këtë takim pritet të diskutohet rreth gjetjes së një zgjidhje për dalje nga kriza politike në vend.

Takimi i thirrur nga Jahjaga ka vetëm një pikë diskutimi

Takimi i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në takimi me liderët e partive politike ka vetëm një pikë: tejkalimi i krizës dhe zhbllokimi i institucioneve, ka thënë një burim brenda presidencës.

Në këtë takim që fillon pas pak minutash, Jahjaga do të dëgjojë propozimet e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramusha Haradinajt në prani të ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

“Është vetëm një pikë, tejkalimi i krizës. Nuk ka pikë tjetër. Takimi është i hapur për propozime”, ka thënë burimi për mediat vendore.

Deri tash qëndrimet janë të ditura: opozita kërkon anulimin e dy marrëveshjeve dhe zgjedhjet e parakohshme, ndërsa pozita debatin në Kuvend për këto dy marrëveshje.

Në këtë takim nuk do të marrin pjesë lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj. Ata, kanë bojkotuar takimin e thirrur nga Jahjaga që ka qëllim tejkalimin e krizës. I vetmi që i është përgjigjur është Ramush Haradinaj i AAK-së. Shkuarja e tij në këtë takim është parë si një çarje në bllokun e tri partive opozitare.

Takimi i sotëm tek Jahjaga- zgjedhje apo thellim i krizës?

Presidentja Atifete Jahjaga, bashkë me Ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Greg Delawie, dhe Shefin e Zyrës së BE’së, Samuel Zbogar, do t’i presë sot në orën 09:00 liderët politikë, në tentim të tejkalimit të krizës politike që e ka përfshirë vendin tash e gjashtë muaj.

Në tryezën e bisedimeve do të ulen Kryeministri Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ndërsa përballë do ta kenë vetëm liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, kanë refuzuar ftesën për dialog.

Kështu, opozita e bashkuar për herë të parë është shfaqur me qëndrime të ndryshme, e që është interpretuar si “çarje” e bllokut.

Ky vendim i Haradinajt, i cili megjithatë ka thënë se do të shkojë në takim për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nga VV është parë si flirt i tij me pushtetin, ndërsa nga analistët është vlerësuar si hap i drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat