Prof.Besnik Xhogoviqi zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA dega në Pejë

Kosova

Prof.Besnik Xhogoviqi zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA dega në Pejë

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:13

Partia FJALA sot me 07.02.2016 mbajti Kuvendin e parë Zgjedhor në degën e Pejës, ku zgjodhi Kryetarin e saj dhe Kryesinë të përbërë nga 38 anëtarë. Në ketë Kuvend në prezencën e 210 delegatët të pranishëm votuan Prof.Besnik Xhogoviqin për Kryetar të Partisë FJALA, Dega në Pejë.

Punimet e këtij Kuvendi i udhëheqi njëri ndër themeluesit e kësaj Partie Vehbi Berisha. Ndërsa hapjen dhe shpalosjen e rrugëtimit të kësaj Partie dhe programit të saj, para qytetarëve të Pejës e prezentoi Masar Shala, Magjistër i Ekonomisë.

Në emër të Forumit të gruas foli Eneida Kelmendi, Ekonomiste e diplomuar, e cila tregoi se FJALA do të punoi që pozita e gruas në shoqërinë kosovare do të fuqizohet në të gjitha fushat për faktin se femra kosovare është shtyllë e shoqërisë sonë.

Kryetari i sapozgjedhur Prof. Besnik Xhogoviqi falënderoj të pranishmit që ja dhanë besimin që ai të udhëheqë Degën e Partisë FJALA në Pejë. Po ashtu tha se prej meje tani nuk kёrkohet shumё me fol, por kёrkohet punё dhe pёrkushtim ku sё bashku me degёn e Pejёs dhe me deputetin njёherit Kryetarin Dr.Gёzim Kelmendi tё punojmё qё nё Pejё te tё kthehet dinjiteti i qytetarёve Pejan e pse jo edhe tё arrim tё dalim fitues nё zgjedhjet lokale vitin tjetёr.

Më pas u votua lista me 38 anëtar të kryesisë listë kjo e përbërë me njërez profesional në lëmi të drejtësisë, ekonomisë, mjekësisë dhe afarist nga qyteti Pejan.

Në fund kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor uroi zgjedhjen e Kryetarit të Degës së Partisë FJALA në Pejë dhe deklaroi se Partia FJALA ka filluar suksesshëm të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe vullneti dhe dëshira e qytetarëve të Kosovës që të i bashkohen Partisë FJALA po rritet cdo ditë e më shumë.

Ai deklaroi se me paraqitjen e Partisë FJALA në skenën politike të Kosovës, kanë filluar të dridhen themelet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa nësë Partia FJALA vjen në pushtet, këto themele të krimit të organizuar dhe korrupsionit do të fillojnë të rrënohen.

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë nevojë për drejtësi dhe rimëkëmbje ekonomike, Partia Politike FJALA do të ofroj ndryshime në skenën politike kosovare,dhe qytetarët e Kosovës ta gëzojnë drejtësinë dhe rritjen e përspektivës ashtu si duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat