LDK: Dibrani nuk e përfaqëson degën e LDK-së në Zvicër

Kosova

LDK: Dibrani nuk e përfaqëson degën e LDK-së në Zvicër

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 12:26

Lidhja Demokratike e Kosovës ka sqaruar se deklaratat të publikuara në media kinse në emër të nëndegëve dhe degëve të LDK-së për zgjedhjen e presidentit të vendit, nuk shprehin qëndrimet e LDK-së.

Sipas një komunikate të LDK-së, degën e LDK-së në Zvicër nuk e përfaqëson Shefqet Dibrani, dhe i njëjti nuk përfaqëson asgjë për LDK-në, për traditën dhe kulturën e partisë.

“LDK-ja fton publikun dhe simpatizantët e saj që të mos humbin kohë me deklarata dhe komunikata të pa autorizuara dhe dashakeqke të Dibrani. Deputetet e LDK-së përfaqësojnë një parti institucionaliste dhe shteteformuese, i kanë të qarta rrethanat në të cilat ndodhet vendi dhe janë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për veprimet e tyre, dhe për pasojat e këtyre veprimeve”, thuhet në një komunikatë.

Sipas LDK-së, ata që merren dhe shkruajnë letra, do të ishte më mirë që një herë në jetën e tyre të punojnë e të jetojnë nga puna dhe djersa e tyre dhe jo të jetojnë me ndihmat e taksapaguesve të atyre vendeve e të djerrin kohën duke prodhuar patriotë e tradhtarë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat