Ramush Haradinaj uron Majlinda Kelmendin

Kosova

Ramush Haradinaj uron Majlinda Kelmendin

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 19:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar fitoren e radhës të xhudistës kosovare, Majlinda Kelmendi.

“Një lajm i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët na vjen nga Parisi. Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Judo Grand Slam, Paris 2016”.

“Si gjithmonë shkëlqimi sportiv i Majlindës na bënë të ndihemi krenar të gjithëve”.

“Urime, urime dhe suksese edhe në sfidat e radhës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat