Pal Lekaj: Te Jahjaga, ose e gjithë opozita ose fare

Kosova

Pal Lekaj: Te Jahjaga, ose e gjithë opozita ose fare

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 16:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, tha për Klan Kosovën se në mbledhjen e sotme të opozitës ka dominuar biseda për protestën e 17 shkurtit.

Lekaj ka thënë se një mbledhje tjetër në mes të opozitës do të organizohet nesër, ku edhe do të diskutohet për ftesën që u ka bërë Presidentja Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

Por ai tha se beson fort që të gjithë partitë opozitare do të bien dakord për të mos i’u përgjigjur ftesës së Jahjagës.

Kurse për deklaratën e zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili i tha Klan Kosovën se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj është i vendosur që të merr pjesë në këtë takim, Lekaj tha se nuk do të ketë ndarje në mes të partive opozitare, dhe nëse nesër merret vendimi për të shkuar në takimin e ftuar nga Jahjaga atëherë do të shkojnë të gjithë partitë opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat