Qeriqi: Nuk jemi të bindur që do të realizohen kërkesat tona

Kosova

Qeriqi: Nuk jemi të bindur që do të realizohen kërkesat tona

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 15:49

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, nuk është optimist se do të realizohen kërkesat e veteranëve as pas takimit që kanë pasur në Qeveri me drejtues të ekzekutivit.

“Kemi biseduar për problemet e veteranëve të luftës, për ligjin për këto kategori. Kështu i kemi shfaqur shqetësimet tona rreth padrejtësive që iu janë bërë veteranëve të luftës, rreth protestës dhe në njëfarë forme ja kemi shfaqur kërkesat tona kryeministrit. Ai ka pranuar kërkesat tona, kanë mbetur të shohim në ditët në vazhdim se a do të aplikojnë këtë”, ka thënë Qeriqi.

Qeriqi i ka thënë Kosovapressit se me krerët e ekzekutivit janë marrë vesh që deri në fund të këtij muaji të përmbushen të gjitha kërkesat e tyre. “Ne po presim që të qeveria të reflektojë dhe nuk mund të them se jemi të bindur që këto kresa do të realizohen. Është premtim i tyre, e në rast se nuk ndodhin unë iu kam thënë në takim se protestat janë të pashmangshme”, ka thënë Qeriqi.

Pesë ishin kërkesat e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të ish ushtarëve të të UÇK-së, ajo për invalidët e luftës që kanë dalë nga komisioni, për të cilën kërkuan që të merret një vendim për të aplikuar invalidët e luftës në departamentin për familjet e dëshmorëve dhe të iu caktohet shkalla e invaliditetit për këto kategori. Madje kërkesa e dytë ishte për veteranët e luftës të cilët nuk po i gëzojnë pensionet retroaktive që ju takojnë nga një tetori i vitit të kaluar, e që për këtë janë dakorduar që këto pensione veteranët do të i gëzojnë. Shqetësim tjetër ka qenë një pjesë e veteranëve kanë aplikuar e të cilët edhe pse kanë aplikuar në kohë ende nuk i gëzojnë pensionet e tyre.

Gjithashtu Qeriqi tha se në këtë takim u diskutua rreth komisionit për verifikimin e statusit të veteranit të luftës ku është kërkuar nga kryeministri dhe të tjerët që ky komision ta përmbyll punën e tyre ku sipas tij ky komision nuk ka arsye më të zgjasë sepse ka kaluar një kohë e gjatë. D he në fund është diskutuar edhe për parregullsitë që kanë ndodhur në komision.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat