​Opozita nuk do shkojë te presidentja: Opsioni i vetëm zgjedhjet e parakohshme

Kosova

​Opozita nuk do shkojë te presidentja: Opsioni i vetëm zgjedhjet e parakohshme

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 15:35

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, i ka bërë ftesë liderëve opozitarë dhe atyre të koalicionit qeveritar që të ulen në tryezë së bashku për të gjetur zgjidhje për dalje nga kriza politike si pasojë mosmarrëveshjeve që këto dy tabore kanë lidhur me dy marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë dhe Malin e Zi. Propozimi i Jahjagës është që liderët e partive politike të takohen të hënën.

Ftesës pozitivisht i është përgjigjur kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi, derisa partitë opozitare, sipas sekretarit të NISMË-s Bilall Sherifi, nuk do të shkojnë në këtë takim të thirrur nga e para e vendit.

Sherifi ka treguar për media se takimi i mbajtur sot ishte për të diskutuar rreth përgatitjeve dhe koordinimit mes partive të opozitës për protestën e 17 shkurtit, të thirrur për rrëzim të Qeverisë dhe tërheqje të Marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe, si dhe atë për demarkacionin.

Sherifi: Takimi kishte të bëjë me koordinimin e veprimeve për protestë

“Kishte të bëjë kryesisht me koordinimin dhe harmonizimin e veprimeve të cilat kanë të bëjnë me protestën e 17 shkurtit, pra kryesisht kishte të bëj me shpeshtimin e veprimeve të partive opozitare për të dalë në protestà «n e 17 shkurtit sa më të fuqishëm dhe sa më masivisht. Kjo ishte agjenda e takimit”, tha Sherifi.

Se a do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga presidentja për ditën e nesërme, Sherfi ka theksuar se ka kaluar për diskutime sesi të dilet nga kjo gjendje, pasi siç tha ai, nga kjo gjendje dilet vetëm me zgjedhjet e parakohshme.

E ftesës së presidentes, sipas Sherifit, opozita do t’i përgjigjej vetëm nëse temë e diskutimit do të ishte caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Sherfi kujtoi po ashtu edhe ftesën që opozita ia kishte bërë presidentes dhe Qeverisë për t’u ulur dhe për të biseduar shtatë muaj më parë, me qëllim gjetjen e një konsensusi të përbashkët për tërheqjen e marrëveshjeve. Por, në atë kohë partitë në pushtet ndiheshin shumë të forta dhe provonin ta shtypin opozitën, tha Sherifi.

Sherifi: Nga kjo gjendje dilet vetëm me zgjedhje të parakohshme

“Atëherë partitë e mazhorancës ndiheshin shumë të forta dhe nuk pranonin fare as të bisedojnë me opozitën duke kërkuar që opozita të pranoj, të kthehet në institucione dhe të hesht. Pra ata tentuan të shtypin opozitën në vend që të negociojnë dhe të bisedojnë me opozitën. Tani e kemi një situatë krejt të re ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë kauzës së opozitës, ku qytetarët në mënyrën më masovike po i besojnë kauzës së opozitës. Tani kemi situatë krejt të re, ku nuk mendojmë që është koha për takime dhe biseda se si të dilet nga gjendja, sepse nga gjendja dilet vetëm me zgjedhje të parakohshme dhe në rast se presidentja do të caktonte një takim ku do të bisedohej për modalitet e caktimit të zgjedhjeve, dhe datën e zgjedhjeve”, ka pohuar Sherifi pas takimit të partive opozitare.

Takimin e sotëm në selinë e NISMA-s ë, nuk deshën ta komentonin përfaqësuesit e tri partive opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat