Nisma dega në Klinë: Jemi të shqetësuar me gjendjen e krijuar në komunën tonë

Kosova

Nisma dega në Klinë: Jemi të shqetësuar me gjendjen e krijuar në komunën tonë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 15:01

Kryesia e Nisma-s për Kosovën, dega në Klinë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka përcjellur me shqetësim të madh situatën e krijuar rreth bastisjeve të fundit të zyrëve të zyrtarëve të Komunës së Klinës e në mesin e tyre edhe të kryetarit të komunës Sokol Bashota, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i autoritetit zyrtar.

“Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë qe Komuna e Klinës bastisët nga organet e drejtësisë, prandaj jemi të shqetësuar me gjendjen e krijuar në komunën tonë.

Ne si parti opozitare (por pa përfaqësim në kuvendin komunal), u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë qe rastet të hetohen deri në fund o je të mbesin në gjysmë vetëm sa për media, sikurse rastet tjera të mëhershëm qe kanë ndodhë në komunën tonë, ku kemi zyrtar të kësaj komunë të cilët edhe pse të dënuar për vepra të mëhershme të keqpërdorimit, të njëjtit ende punojnë në komunë”, thuhet në njoftim.

Nisma për Kosovën –Dega në Klinë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të saj qe rastet e keqpërdorimeve të zyrtarëve komunal të cilat janë të shumta, ti denoncojnë (mos të kenë frikë nga ky pushtet uzurpator).tek organët e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat