Ekskluzive: Ambasadori amerikan merr pjesë në takimet tek Presidentja

Kosova

Ekskluzive: Ambasadori amerikan merr pjesë në takimet tek Presidentja

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:30

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie do të marrë pjesë në takimin e së hënës të thirrur nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Burime diplomatike i kanë thënë Expressit se përpos ambasadorit amerikan në takim do të jetë edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar. Të dy zyrtarët ndërkombëtarë marrin pjesën në takime në cilësinë e vëzhguesve.

Presidentja Atifete Jahjaga ka thirr në takim udhëheqësit e partive kryesore politike për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Jahjaga e ka caktuar takimin për në orën 9 të datës 8 shkurt.

Partitë opozitare po vazhdojnë të kundërshtojnë Qeverinë dhe janë duke mos lejuar as mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat