Mustafa: Vendimet e Kuvendit autoritare dhe jo ligjore

Kosova

Mustafa: Vendimet e Kuvendit autoritare dhe jo ligjore

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 13:03

Megjithëse Gjykata ka marrë vendim për dënim me 4 vite burg, Rrustem Musta -Remi ende vazhdon ta ushtroj detyrën e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Nga ana tjetër, edhe pse Kuvendi ka kërkuar që t’i merret mandati prej deputeti, një gjë e tillë ende s’është bërë.

E vet Mustafa, deputet nga radhët e PDK-së, tha se kërkesa për heqjen e mandatit është bërë në mënyrë të paligjshme nga Kuvendi. Ai tha se me rastin e tij, Kuvendi i ka shkelur të gjitha procedurat.

Për këtë shkelje Mustafa tha se i është drejtuar të gjitha instancave të larta të vendit, duke filluar nga presidentja, kryeministri, zëvendës kryeministri, kryetari i Kuvendit si dhe Gjykatës Kushtetuese, duke pritur që gabimi i bërë të korrigjohet.

Mustafa: Kuvendi shkeli ligjin dhe procedurat

“Ka më shumë se 13 vite që ne merremi me një proces. Vendimi përfundimtar dhe jam I dënuar me katër vite burgim. Unë në bazë të ligjeve të vendit, burgun e kam përfunduar sepse I kam të mbajtura tri vite dhe kjo nuk është çështja. Menjëherë nga unë kur është kërkuar, iu kam nënshtruar të gjitha procedu rave rregullave ligjore dhe do t’i nënshtrohem prapë. Kam kërkesë që vendimi i Gjykatës, t’i nënshtrohet procedurave të Kuvendit të Kosovës dhe ligjeve të vendit. Sipas të gjitha gjasave, ka ndodh në gabim. Administrata e Kuvendit, gabimisht ka drejtuar çështjen dhe pa përfillë procedurat, duke suspenduar rregulloren e Kuvendit dhe procedurat, ka shkuar drejtë te presidentja. Unë kam pasur reagim dhe tani kjo çështje është në Gjykatën Kushtetuese. I jam drejtuar dhe të gjithë mekanizmave institucional të shtetit, për me i lut për me shikua vendimet, që mos të ketë vendime autoritare, por procedurale, në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit tonë”, tha ai.

Rrustem Mustafa tregon se nuk po kërkon asgjë më shumë se sa kujdes dhe përfillje të rregullave e ligjeve, të cilat janë ndërtuar me aq mund.

Mustafa:T’i respektojmë ligjet

“Për me ma rrë mandatin ose jo, atë do ta vendosin mekanizmat institucional. Do të ketë interpretim gjykata dhe do të ketë dhe interpretim dhe të komisionit funksional në Kuvendin e Kosovës dhe ekspertet tjerë, që janë në Kuvendin e Kosovës. Ashtu siç vendosin institucionet e vendit. Unë jam njeri institucional dhe do t’i respektoj rregullat mbi të cilat po jetojmë.. Mendoj që Kuvendi ka gabuar procedurat. Ka anashkaluar ekspertët brenda Kuvendit. Seancën në Kuvend dhe komisionin për imunitete që është në Kuvend të Kosovës.... Unë vetëm po kërkoj kujdes për rregullat, ligjet që i kemi ndërtuar me mund dhe mos t’i suspendojmë ato në asnjë moment”, theksoi Mustafa..

Ndërsa Albert Krasniqi, menaxher i projektit për monitorimin e Kuvendit në KDI, tha për KosovaPress se në momentin kur një deputet dënohet me burg për një vit e më shumë, për ndonjë vepër penale, mandati i tij si deputet përfundon me automatizëm. Edhe në rastin e Mustafës, sipas Krasniqit, një gjë e tillë ka ndodhur dhe se mandati i tij si deputet duhet pushuar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së apelit, vendim ky i cili ka qenë i formës së prerë.

Krasniqi: Me vendimin e Gjykatës, Mustafës me automatizëm i përfundon mandati

“Nëse deputetet dënohen për më shumë se një vit burg për vepra penale, atëherë mandati i tyre përfundon dhe ky vendim i Gjykatës, duhet të jetë i formës së prerë. Duhet të jetë Gjykata e Apelit, që ta konfirmoj fajësinë ose jo. Dhe në rastin e deputetit Mustafa, Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin, kështu që deputetit Mustafa me automatizëm i përfundon mandati i deputetit. Procedura për zëvendësimin e tij, duhet të kërkohet nga kryesia e Kuvendit, presidentes. Që të kërkoi presidentja nga KQZ, se cili është personi tjetër me radhë në listën e PDK-së, në mënyrë që të zëvendë sohet me deputetin, të cilit i ka humbur mandati”, theksoi Krasniqi.

Se a ka vepruar drejtë dhe sipas ligjeve dhe procedurave, Kuvendi i Kosovës nuk kishte përgjigje për këtë. Në pyetjet drejtuar Kuvendit nga KosovaPress, administrata e Kuvendit kishte një përgjigje fare të shkurtë, duke thënë se ata nuk i komentojnë deklaratat e deputetëve.

“Administrata e Kuvendit, nuk i komenton deklaratat e deputetëve”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Edhe zyra e presidentes, ka qenë fare e shkurtë në përgjigje. Përmes postës elektronike presidenca i deklaroj KosovaPress-it se presidentja ka vepruar sipas procedurave.

“Presidentja ZPRK ka vepruar sipas procedurave dhe se pas pranimit të kërkesës nga kryetari i Kuvendit për zëvendësim të deputetit, duke e proceduar kërkesën në KQZ lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentes.

Ndryshe nga burime brenda Komisionit Qendror Zgjedhor, merr vesh se kërkesa për zëvendësimin e Rrustem Mustafës me kandidatët më të votuar sipas listës në pritje të deputetëve të mundshëm, ka shkuar tashmë në KQZ dhe se ky institucion pritet që të merr vendim për zëvendësimin e deputetit Mustafa, gjatë javës që vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat