Gecaj: Opozita me veprimet e nepërkës, po na helmojnë ambientin demokratik

Kosova

Gecaj: Opozita me veprimet e nepërkës, po na helmojnë ambientin demokratik

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 12:13

Zv/ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se opozita përmes aksioneve të tyre po tejkalon gjuhën dhe po transformohen në veprime të nepërkës, sepse po na helmojnë në vazhdimësi.

Ai këto komente i bërë përmes një postimi në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

GJUHA E NEPËRKËS!!??
Gjuha e Kryeministrit Mustafa, e përdorur dje në konferencë për media, është gjuhë e një institucionaisti i cili ka përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Republikës, të pronës së tyre publike e private, të institucioneve demokratike e të vetë demokracisë, si dhe të bazës e themeleve të shtetit të Kosovës. Përkundrazi, janë aksionet e opozitës të cilat tejkalojnë gjuhën dhe transformohen në veprime të nepërkës, sepse po na helmojnë në vazhdimësi ambientin tonë demokratik, të krijuar me mund, djersë e gjak nga shumë gjenerata. Këtë po e bëjnë me bllokim dhe mospërfillje totale të institucioneve të Republikës të cilën pretendojnë ta mbrojnë, me gaz lotsjellës, sprej, vezë, kubëza e gurë, koktej mollotov, e shumë e shumë metoda tjera të dhunshme, kundërligjore, jo-demokratike, jo-civilizuese e primitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat