“Hashim Thaçi lidhi qentë dhe mos pengo funksionalizimin e Gjykatës speciale”

Kosova

“Hashim Thaçi lidhi qentë dhe mos pengo funksionalizimin e Gjykatës speciale”

Nga: H.O. Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:58

Publicisti Rexhep Kastrati ka thënë se duhet zbardhur krimet që janë bërë gjatë luftës, ndërsa fajtorët të vihen para përgjegjësisë morale dhe ligjore. Sipas tij, Gjykata Speciale mund ta zgjidh këtë cështje.

Duke përmendur rastet e vëllaut të kryekuvendarit, Kadri Veselit dhe djalit të mixhës së Visar Ymerit, ai thotë se të gjithë janë njësoj.

Postimi i tij i plotë:

Mirush Dakaj, Komandant "Korbi" u vra në kohë lufte, ashtu siç u vra Ilir Konushefci dhe shumë të tjerë që u vranë nga dora kriminale e shqipfolësve të mjerë. Krimet që janë bërë gjatë luftës duhet të zbardhen gjithsesi dhe përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë morale dhe ligjore. Gjykata speciale mund të jetë institucioni që mund ta bëjë këtë. Hashim Thaçi lidhi qentë dhe mos pengo funksionalizimin e Gjykatës speciale! Mos i ndërse kundër kryeministrit Mustafa, sepse nuk bëjnë asgjë tjetër pos që dëshmojnë se synon prishjen e koalicionit për të penguar funksionalizimin e Gjykatës speciale! Rastet e fundit, në të cilat zihet vëllai i Kadri Veselit me eksploziv, dhe djali mixhës së Visar Ymerit zihet me grupe ekstremiste fetare, tregon se të gjithë ju jeni njësoj. Bile vëllai i Kadrisë po na del truprojë e Muhamet Kelmendit të AAK-së. Djemtë e tradhëtuar në Kumanovë janë bij nënash dhe kanë besuar fort se po angazhohen për të mirën e kombit. Gjykata speciale nuk duhet dhe nuk mund të pengohet nga asnjë strukturë mafiozo-politike. Mirush Dakaj, Komandant "Korbi" ka qenë trim dhe luftëtar i fortë. Në Cerrovik dhe rrethinë e kujtojnë për të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat