​Mustafa dhe Thaçi të hënën te Presidentja, ftesë edhe për Opozitën

Kosova

​Mustafa dhe Thaçi të hënën te Presidentja, ftesë edhe për Opozitën

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:50

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka nisur ftesat në drejtim të krerëve të Qeverisë për të diskutuar kështu daljen nga kjo krizë politike që ka përfshirë vendin.

Ftesën tashmë e ka marrë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi.

Që të dy e konfirmuan sot përmes një konference për media, për të cilin takim thanë se do të ndodh të hënën.

Mustafa, si kryeministër i vendit tha se çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe nuk ka asnjë arsye që të mos jetë në takim.

Mustafa: Të gjitha çështjet t’i zgjidhim me dialog

“....Natyrisht që unë si kryeministër kam bërë ftesë vetë që të takohemi dhe nuk kam asnjë arsye që të mos jem dhe po ashtu edhe zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike ka treguar interesin dhe gatishmërinë që të marr pjesë dhe që të marrim pjesë që të dytë, por, ne njëherit i bëjmë ftesë edhe liderëve të opozitës që të jenë aty sepse ne jemi që të gjitha çështjet t’i zgjidhim me dialog, me bisedà « në bazë të argumenteve dhe assesi që zgjidhjet të bëhen në periudhën përmes kohës”, tha Mustafa.

Për ftesën e presidentes tregoi vet edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, të cilën e quajti të drejtë dhe proces të konsultave të brendshme institucionale. Ky i fundit tha se dialogu është procesi përmes të cilit mund të arrihen objektivat e përbashkëta.

Thaçi konfirmoi para mediave pjesëmarrjen e tij në këtë takim duke u bërë thirrje në të njëjtën kohë që edhe Opozita të reflektojë në këtë ftesë.

Thaci: Duhet të ulemi dhe të bisedojmë për interesa të shtetit

“Prandaj, duke konfirmuar në përgjigjen pozitive në të njëjtën kohë ftojmë edhe liderët opozitar që t’i përgjigjen ftesës pozitivisht, t’i bashkëngjitën dialogut, se është zgjidhja e vetme mundësia më e mirë dhe ky është edhe vullneti qytetarë i Kosovës dh e në të njëjtën kohë është edhe këshilla e Bashkësisë Ndërkombëtare. Në çdo rrethanë duhet të ulemi, duhet të bisedojmë e kemi agjendën e qartë të interesave të shtetit të Kosovës dhe mendoj që ky dialog tejkalon çdo interes partiak. Prandaj besoj që sot do të kemi edhe përgjigje pozitive të opozitës sepse është edhe në interesin e tyre”, tha Thaçi.

Zëvendëskryeministri shtoi se nuk do të ketë zgjedhje të reja deri në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat