Qeveria dhe veteranët bien në ujdi, Qeriqi nuk është optimist (Video)

Kosova

Qeveria dhe veteranët bien në ujdi, Qeriqi nuk është optimist (Video)

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 07:04

​(E plotësuar) Frytdhënës dhe konstruktiv u quajt sot takimi mes përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta dhe Qeverisë së Kosovës.

Por ndryshe e sheh kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së takimin e sotëm, Xhevdet Qeriqi. Ai, për KosovaPress pas takimit tha se nuk është i bindur nëse kërkesat e tyre do të realizohen. Në të kundërtën ai thotë se protestat janë të pashmangshme.

Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me zëvendësin e tij Hashim Thaçin dhe ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale Arban Abrashi të cilët takuan përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, si dhe përfaqësuesit e shoqatës së invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, thanë se treguan përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’iu zgjidhur hallet që kanë këta të fundit.

Mustafa tha në konferencë për media se Qeveria ka bërë përpjekje që të sigurojë fondet për të përballuar pensionet për veteranët.

Mustafa: Do mundohemi t’i plotësojmë të gjith a kërkesat

“Ne si qeveri kemi bërë përpjekje që të sigurojmë fondet për të përballuar pensionet për veteranët. Natyrisht se numri i veteranëve është i tillë që ne duhet të mundohemi që të plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre sipas vendimeve të cilat janë marr, të plotësojmë edhe në pikëpamje kohore dhe të kujdesemi edhe për invalid të luftës të UÇK-së dhe të gjitha këto do t’i koordinojmë bashkërisht në një proces të punës të përbashkët drejtpërdrejt me qeverinë ose me ministritë përkatëse”, tha Mustafa.

Përfaqësuesi i familjeve të veteranëve të UÇK-së, Smaj Elezi, tha se takimi me Qeverinë ishte konstruktiv dhe se do presin veprimet e Qeverisë.

Elezi: Besoj se kemi gjet zgjidhjen

“Çështja e pagesës së veteranëve që ka ankesa nga tereni dhe veteranët e luftës, dhe besoni që jemi dakorduar që prej kohës kur kanë aplikuar veteranët e luftës Qeveria e Kosovës obligohet që t’i bëjnë pagesat për veteranët e luftës. Pastaj për aktet nënligjore që nxjerrën udhëzimet administrative nga çdo ministri të cilën ligji e obligon me u marr me një çështje. Takimi ka qenë konstruktiv mendoj që do të jetë frytdhënës dhe kemi gjet mirëkuptimin”, tha Elezi.

Derisa Elezi mendon se ky takim ishte frytdhënës, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, për KosovaPress tha se në takim me kryeministrin dhe përfaqësues tjerw të Qeverisë kanë shfaqur problemet e veteranëve të luftës dhe shqetësimet për padrejtësitw që iu janë bërë atyre.

Por për këtë ai tha se janë dakorduar me kryeministrin që deri në fund të muajit të përfundojnë, dhe nëse ata nuk reflektojnë, protestat nuk janë të pashmangshme. Qeriqi megjithatë tha se nuk është i bindu r nëse kresat e tyre do të realizohet.

Qeriqi: Nuk jemi të bindur që do të realizohen kresat tona

“Kemi biseduar për problemet e veteranëve të luftës, për ligjin për këto kategori, kështu që i kemi shfaqur ato shqetësime tona rreth padrejtësive që iu janë bërë veteranëve të luftës, rreth protestës dhe në njëfarë forme ja kemi shfaqur kërkesat tona kryeministrit dhe ata i kanë pranuar kërkesat tona, kanë mbetur të shohim në ditët në vazhdim se a do të aplikojnë këtë...Gjitha këto kërkesa jemi dakorduar që deri në fund të muajit të përfundojnë...ne po presim që të reflektoj dhe nuk mund të them se jemi ët bindur që këto kresa do të realizohen është premtim i tyre në rast se nuk ndodhin unë iu kam thënë në takim se protestat janë të pashmangshme”, tha Qeriqi.

Pesë ishin kërkesat e Këshillit për Mbrojtjen e Luftëta rëve të UÇK-së, ajo për invalidët e luftës që kanë dalë nga komisioni, për të cilën kërkuan që të merret një vendim për të aplikuar invalidët e luftës në departamentin për familjet e dëshmorëve dhe të iu caktohet shkalla e invaliditetit për këto kategori. Madje kërkesa e dytë ishte për veteranët e luftës të cilët nuk po i gëzojnë pensionet retroaktive që ju takojnë nga një tetori i vitit të kaluar, e që për këtë janë dakorduar që këto pensione veteranët do të i gëzojnë. Shqetësim tjetër ka qenë një pjesë e veteranëve kanë aplikuar e të cilët edhe pse kanë aplikuar në kohë ende nuk i gëzojnë pensionet e tyre,

Gjithashtu Qeriqi në këtë takim u diskutua rreth komisionit për verifikimin e statusit të veteranit të luftës ku ëshët kërkaur nag kryeministri dhe të tjerët që ky komision ta përmbyll punën e tyr ku sipas tij ky komision nuk ka arsye më të zgjasë sepse ka kaluar një kohë e gjatë. D he në fund ëshët diskutar edhe për parregullsit që kanë ndodhur në komision.

​Qeveria u bënë zgjidhje veteranëve

Frytdhënës dhe konstruktiv u quajt sot takimi mes përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta dhe Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me zëvendësin e tij Hashim Thaçin dhe ministrin për Punë dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi të cilët takuan përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, si dhe përfaqësuesit e shoqatës së invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, thanë se treguan përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’iu zgjidhur hallet që kanë këta të fundit.

Mustafa tha në konferencë për media se Qeveria ka bërë përpjekje që të sigurojë fondet për të përballuar pensionet për veteranët.

“Natyrisht se numri i veteranëve është i tillë që ne duhet të mundohemi që të plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre sipas vendimeve të cilat janë marrë, të plotësojmë edhe në pikëpamje kohore dhe të kujdesemi edhe për invalid të luftës të UÇK-së dhe të gjitha këto do t’i koordinojmë bashkërisht në një proces të pun ës të përbashkët drejtpërdrejt me qeverinë ose me ministritë përkatëse”, ka thënë Mustafa.

Përfaqësuesi i familjeve të veteranëve të UÇK-së, Smaj Elezi, tha se takimi me Qeverinë ishte konstruktiv dhe se do presin veprimet e Qeverisë.

“”Mendoj që kemi gjet mirëkuptim dhe do e gjejmë një rrugë që do kalojmë problemet që i kanë veteranet dhe hallet e tjera të veteranëve. Çështja e pagesave dhe besoj që jemi dakorduar që prej kohës kur kanë aplikuar veteranët Qeveria të bëjë pagesën për ta”, tha Elezi.

Mustafa vazhdon takimin me organizatat tjera të veteranëve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vazhduar takimin me përfaqësuesit e tjerë të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Mustafa, së bashku me Thaçin e Abrashin në këto momente janë në takim me përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, si dhe me përfaqësuesit e shoqatës së invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

Pas këtij takimi pritet të ketë edhe një konferencë për media.

Nis takimi i kryeministrit me veteranët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në këto momente ka filluar takimin me përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Veteranëve.

Në takim po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ditë më para Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Veteranëve, organizoi një protestë, ku u tha se Qeveria ka një muaj kohë që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, siç ishin formimi i një këshill që do të bënte përcaktimin e shkallës së invaliditetit, shqyrtimi i ankesave të tyre dhe publikimi sa më shpejtë, dhe heqja nga lista e veteranëve e të gjithë atyre që nuk kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së.

Kryeministrit pret për takim veteranët e UÇK-së

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot kryeministri do të presë për një takim veteranët e luftës së UÇK-së.

Veteranët që po protestojnë për një kohë të gjatë po kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 09:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat