Takimet mobilizuese të opozitës, në krye të tyre Kurti e Krasniqi

Kosova

Takimet mobilizuese të opozitës, në krye të tyre Kurti e Krasniqi

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 23:35

Në 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, opozita e bashkuar pritet të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë.

Opozita tashmë ka filluar të mbajë takime mobilizuese në qytetet dhe fshatrat e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka postuar disa fotografi të takimit mobilizues që po mbahet në Kodrën e Trimave në Prishtinë ku po merr pjesë Albin Kurti dhe Jakup Krasniqi.

E takim i tillë është duke u mbajtur edhe në fshatin Gurbardh të Malishevës ku atje po qëndron deputeti Rexhep Selimi.

Opozitës i kanë mbetur më pak se dy javë deri në festën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin, datë në të cilën edhe opozita ka paralajmëruar protestën e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat