Merturi: Bashota akuzohet për 60 mijë euro (Video)

Kosova

Merturi: Bashota akuzohet për 60 mijë euro (Video)

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 22:45

Kryetari i Komunës së Klinës akuzohet për keqpërdorim të parasë publike, ka deklaruar në emisionin “Kontakt”, asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Klinës, Skender Merturi. Ai shpreson që kjo bastisje mos të jetë vetëm spektakël mediatik.
“Kryetari i Komunës është bastisur për disa vepra”, ka thënë ai.

Merturi ka sqaruar edhe arsyen e dy bastisjeve të tjera, duke thënë se herën e kaluar është bastisur për shkak të banesave që i kanë ndarë në vitet e mëhershme komunarët për vete.

I pyetur se ku ka mbetur lënda e këtyre rasteve, Merturi tha se janë interesuar për to, por nuk kanë marrë asnjë informatë.

Duke folur për bastisjen e fundit, ai tha se kryetari Sokol Bashota kësaj here akuzohet për keqpërdorim të 20 mijë eurove për festivalin “Ne i këndojmë lirisë” dhe 40 mijë eurove për klubin futbollistik “Dukagjini”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat