Gratë opozitare në Malishevë mobilizohen për 17 shkurt

Kosova

Gratë opozitare në Malishevë mobilizohen për 17 shkurt

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 22:13

Subjektet opozitare kanë mbajtur tubimin e radhës mobilizues me gra.

Këtë herë takimi ishte në Malishevë ku salla ishte e mbushur plot nga të pranishmet të cilat diskutonin për nevojën e madhe të angazhimit të grave për ndryshimin e gjendjes aktuale në vend.

Në këtë tubim folën përfaqësueset e tri subjekteve të Opozitës së bashkuar. Aty u tha se marrëveshjet duhet të ndalen meqë dëmi i tyre është kolosal. Këtë sipas tyre, do ta bëjnë qytetarët e shumtë e të shumte bëhen vetëm me pjesëmarrjen masive të grave. Shumë prej tyre duhet ta vazhdojnë aktivitetin. Disa duhet ta shtojnë atë e të tjera të fillojnë me angazhim në kundërshtimin e marrëveshjeve kriminale. Vetëm kësisoj mund të sigurohemi se do të jetojmë në një ambient më të siguritë e më të zhvilluar. I tillë mund të jetë pa "Zajednicë".

Prandaj, aktivitetet tona së bashku do të intensifikohen dhe mobilizimi për protestën e 17 shkurtit do të vazhdojë. Ky angazhim tregon qe protesta e datës 17 shkurt do të jetë madhështore ashtu siç është vullneti që kundërshton marrëveshjet kriminale dhe qeverinë antikushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat