Kurti: Nuk e urrej Isa Mustafën

Kosova

Kurti: Nuk e urrej Isa Mustafën

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 20:55

(E plotesuar) Në emisionin “Debat” në RTK, Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, tha se nëse Kosova vazhdon rrugëtimin e saj, me hapat e kryeministrit Isa Mustafa e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, gjasat janë që brenda 4 apo 5 vjetësh në Ballkan të ketë luftë.

“Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, të Thaçit e Mustafës, Vuçiqit Dodikut, brenda 4-5 vjetësh gjasat janë më shumë që të ketë luftë se sa mos te ketë në Ballkan”, tha Kurti.

Ai tha se kjo Qeveri duhet të shkojë përpara se ta ringjallë Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së Thaçit president, Kurti tha se kjo nuk po bëhet për shkak të opozitës, dhe jo se nuk i ka deputetët e LDK-së, pasi opozita do të hidhte gaz në atë seancë.

“Ka ardhur koha që të mos ketë seanca të Kuvendit. Thaçi i ka deputetët e LDK-së, ai nuk po zgjedhet për shkak të opozitës”, tha ai.

E për këtë Kurti tha se opozita ka gaz lotsjellës mjaftueshëm.

Tutje, ish-kryetari i Vetëvendosjes tha se Vetëvendosje nuk po proteston kundër Qeverisë, por po proteston kundër Qeverisë që e solli “Zajednicën”.

Sipas tij, Isa Mustafa është tot alisht i parashikueshëm nga kundërshtari dhe për këtë arsye ai nuk duhet të dërgohet në bisedime.

Në pyetjen rreth qëndrimit të VV-së në raport me ndërkombëtarët, Kurti tha se aleanca me SHBA-të është e thellë dhe ajo duhet të zgjerohet.

“Aleanca me SHBA-të është e thellë. Kjo aleancë duhet të thellohet dhe zgjerohet. SHBA-të na ndihmojë ta formojmë veten. Nuk kemi nevojë për aleatë të rinj, por për aleanca të reja”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Kushtetuese tregoi se Isa Mustafa nuk e kishte ditur se çfarë ka nënshkruar në Bruksel.

“Ne si opozitë nuk mund ta ndalemi. Ja kemi dhënë një goditje të fuqishme Serbisë. Aleksandër Vuçiq dështimin më të madh e ka krijimin e ‘Zajednicës’ në Kosovë e tash ka zgjedhje në Serbi. Neve na bënë shumë të lumtur kjo”, ka deklaruar ai gjatë emisionit “Debat” në RTK.

Kurti thotë se protestat e opozitës nuk kanë të bëjnë gjë me dëshirën për pushtet.

“Ata e kanë lidh fatin me ‘Zajednicën’. Gazi nuk është hedh pse është formuar Qeveria, po pse kjo e solli ‘Zajednicën’”, ka thënë Kurti, duke shtuar se nuk e urren Mustafën. “Sinqerisht ju them, nuk e urrej. Por, le të largohen se e kanë shkel Kushtetutën. Gazi lotsjellës ik për 30 minuta, e ‘Zajednica’ as për 30 vjet. Na jemi paqësorë, pushtetin nuk e duam me dhunë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat