Ymeri: Mustafa e Thaçi po kërcënojnë qytetarët protestues

Kosova

Ymeri: Mustafa e Thaçi po kërcënojnë qytetarët protestues

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 18:05

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka thënë se deklaratat e fundit të kryeministrit, Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi, lidhur me veprimet dhe synimet e opozitës, janë shqelmat e fundit të tyre.

Këto deklarata të tyre, Ymeri i ka quajtur kërcënime ndaj qytetarëve protestues.

Postimi i plotë i Ymerit:

Përfaqësuesit e ‘Zajednicës’, Mustafa e Thaçi, paskan filluar prapë t’i kërcënojnë qytetarët protestues. Gjuha e egërsuar e tyre e dëshmon frikën personale që e kanë nga protestat. Këta e kanë kuptuar që koha e tyre në krye të institucioneve ka kaluar, që legjitimiteti politik e demokratik i tyre nuk ka ekzistuar kurrë, që qenia e tyre politike e bazuar vetëm në gënjeshtra, shantazhe e kërcënime më nuk do të pranohet.

Edhe ‘Zajednica’ e edhe mendësia qeverisëse e saj e trupëzuar në Mustafën e Thaçin tashmë kanë vdekur.

Shpifjet e tyre paranojake për vrasje policësh e grushtshtet janë shqelmat e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat