Hashim Thaçi: Unë president, më së largu më 5 mars

Kosova

Hashim Thaçi: Unë president, më së largu më 5 mars

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:25

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi është i bindur se do të zgjedhet president i Kosovës. Ai thotë se ko do të ndodhë më së largu deri me 5 mars të këtij viti.

“Kemi një marrëveshje shumë serioze mes PDK-së dhe LDK-së. Më së largu me 5 mars unë do të jem president i Kosovës”, ka thënë Thaçi për RTV Besa.

Thaçi ka qëndruar mbrëmë në Prizren. Ai është takuar me Grupin “6 Plus” të Prizrenit. Lideri i KDTP-së Mahir Jagxhillar, i ka dhënë mbështetje Thaçit, për t’u zgedhur president i Kosovës.

“Ne do ta votojmë Hashim Thaçin”, ka thënë Jagxhillar.

Edhe Qerim Bajrami deputet i Parlamentit të Kosovës nga VAKAT, tha se do të votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës.

Ndërkaq, Hashim Thaçi edhe njëherë ka apeluar tek të gjitha partitë e politike, se forma e vetme për të ardhur në pushtet është vetëm kutia e votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat