Pritje dhe takime të ngrohta për delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Washington (Foto)

Kosova

Pritje dhe takime të ngrohta për delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Washington (Foto)

Nga: nga Washington D.C Beqir SINA Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 15:25

WASHINGTON D.C: Në kuadër të vizitës, këto ditë në Washington D.C: delegacioni nga Kosova është pritur me nderime të larta dhe i është rezervuar një pritje mjaft ngrohtë nga ata që njihen mitë e mëdhenjë të shqiptarëve në Amerikë, në takime pune me personalitete të ndryshme si Kongresmen, Senator, Ushtarak dhe diplomat të ndryshem.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës në këtë event të udhëhequr nga Presidenti Obama, ku morën pjesë rreth 3200 mysafirë, nga mbarë nga 130 vende, deputetët e pozitës Adem Grabovci, Armend Zemaj, Besim Beqaj, Flora Brovina, Enver Hoxhaj dhe Teuta Rugova, u kanë shprehur faleminderimet dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës miqve amerikanë në SHBA.

“Nëse ka pasur një Mëngjez Lutjeje, që ia ka vlejtur në veçanti, ka qenë pikërisht ky i sotmi”, ka thënë për gazetën shqiptaro-amerikane, “Illyria”, Lazim Destani, president i komapnisë së njohur ndërkombëtare, ECOLOG, i cili ishte pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe.

“Presidenti Obama, praktikisht ka shqiptuar sot mesazhin që tradita shqiptare e harmonisë ndërfetare ka shqiptuar prej shekujsh”, shkruan Illyria sot, duke cituar biznesmenin Destani duke shtuar “Si shqiptar u ndjeva krenar që udhëheqësi i aleatit tonë më të madh promovon të njëjtat vlera që ne i mbajmë të shenjta”.

Në këtë Mëngjez Kombëtar të Lutjes, ashtu si edhe në vite të tjera, kanë qenë të pranishëm edhe disa politikanë shqiptarë nga rajoni.

Ndertimi i marrëdhënjeve të mira mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës , rritja dhe bashkpunimi i ndersjelltë tema të diskutimit në të gjitha takimet, duke treguar edhe një herë se Kosova ka një mike të fortë SHBA dhe popullin amerikan, ku një rolë dhe kontribut të jashtëzakonshëm - pa tjetër që kan shqiptarët e Amerikës.

Meqënse jemi në prag të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sjell me këtë, rast një dokument të publikuar në rrjete sociale nga Ilir Zenku, ku tregohet se çfarë kontributi të madh kan dhënë shqiptarët e Amerikës për pavarësinë e Kosovës

Këto dokumenta që janë publikuar këto ditë nga bisedat telefonike mes President Bill Clinton dhe Tony Blair dëshmojne sa fat kemi pas që këta dy ishin në pushtet në kohën e luftës në Kosovë, shkruan në statussin e tij në rrjetin social "Facebook" Zenku.

Ai thotë :" Mund të shikoni si bashkëpunojne të bindin udhëheqësit e tjerë botëror, si bashkëpunojnë të menaxhojnë Rusinë, sa kohë i dedikohet çështjes të Kosovës në këto biseda në krahasim me çështjet e tjera... Presidenti Klinton në një moment i përmend Kryeministrit Toni Bler si në Detroit i ishin mbledhur 40,000 Shqiptarë në protestë për presion me kërkesa për intervenim në Kosove. Biseda shumë interesante dhe leksion për të gjithë ne që duhet t'a meritojmë e ndertojmë lirinë. Ky angazhim nga SHBA dhe Britania e Madhe nuk besoj që mund të përseritet" shkruan Zenku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat