Qeveria-Post për Ibrahim Makollin

Kosova

Qeveria-Post për Ibrahim Makollin

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:05

Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës e cila emëroi Ibrahim Makollin kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjet e personave të zhdukur që do të zhvillohen me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

“Paga e tij do të jetë sa paga e një zëvendësministri,” u tha në mbledhje nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala.

I kontaktuar nga Kallxo se kur do të nisë punë, Makolli tha se pret nga qeveria të informohet.

“Nuk kam asnjë informatë, pres nga qeveria të informohem, e më pas do të flasim prapë bashkë,” tha Makolli.

Ai bëri të ditur se që nga përfundimi i mandatit të ministrit ka përfunduar edhe aktivitetin e tij politik.

“Unë kam pushuar aktivitetin tim partiak në momentin kur kam përfundu mandatin e ministrit,” tha Makolli.

Ibrahim Makolli ishte ministër i Diasporës në qeverinë e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat