Jahjaga ia dorëzon flamurin alpinistes Merita Gashi

Kosova

Jahjaga ia dorëzon flamurin alpinistes Merita Gashi

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 13:15

Presidentja Atifete Jahjaga sot në takim ka pritur alpinisten Merita Gashi e cila ekspeditën e saj në Kilimangjaro do t’ia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Gjatë këtij takimi, Jahjaga i ka dorëzuar flamurin e Republikës së Kosovës.

“Me kënaqësi ia dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës alpinistes Merita Gashi, e cila ekspeditën e saj në Kilimanxharo do t’ia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si thirrje për sensibilizim shoqëror dhe institucional për vënien e drejtësisë dhe dënimin e këtij krimi lufte. Meritës i dëshiroj suksese në përmbushjen e misionit të saj”, ka shkruar Jahjaga në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat