Policia në Pejë, rrëfen rezultatet e punës gjatë muajit janar

Kosova

Policia në Pejë, rrëfen rezultatet e punës gjatë muajit janar

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 13:09

Policia deklaron se janë konfiskuar 126 fishekë-municion i kalibrit të ndryshëm si dhe janë realizuar 34 urdhëresa të gjykatës, të gjitha me burgosje të personave për vepra penale duke u arrestuar personat e dënuar për vepra penale të ndryshme.

Policia rajonale e Pejës, brenda muajit janar ka kryer shumë operacione në ndjekje të krimit dhe vënien në zbatim të ligjit.

Brenda muajit, janë konfiskuar ë 14 armë zjarri ( 10 pistoleta dhe 4 armë të gjata të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm). Nga këto armë pesë (5) prej tyre (2 pistoleta dhe 3 armë të gjata) janë konfiskuar si rezultat i informatave inteligjente dhe bastisjeve të realizuara me urdhëresa dhe plane operative.
Policia deklaron se janë konfiskuar 126 fishekë-municion i kalibrit të ndryshëm si dhe janë realizuar 34 urdhëresa të gjykatës, të gjitha me burgosje të personave për vepra penale duke u arrestuar personat e dënuar për vepra penale të ndryshme.

Forcat e rendit në Pejë deklarojnë se janë realizuar 340 urdhëresa të Gjykatës – ( Divizionit për Kundërvajtje), kurse kohë pas kohe njësitet policore kanë kryer kontrolle preventive për siguri të autobusëve dhe mjeteve tjera transportuese me qellim të konfiskimit të armëve të zjarrit, atyre të ftohta dhe gjësendeve tjera.

Policia konfirmon se gjatë muajit janar, efektivët policorë kanë realizuar edhe plane operative si ‘Parandalimi’,’Bastisjet’,’Kontrolli i shtuar në qytetin e Pejës’ ‘Siguria në shkolla dhe angazhimet tjera operative, kanë bërë që në komunën Pejë, vazhdon të mbretërojë situatë stabile, siguri e plotë për qytetar, lëvizje e lirë si dhe përmirësim i dukshëm i sigurisë në shkolla të mesme dhe fillore , përkundër numrit të madh të shkollave të mesme, filloreve dhe Qendrës universitare.

Gjatë janarit, polcia ka kryer edhe disa arrestime të ndryshme të personave të dyshuar për raste të ndryshme penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat